☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.89 ▲0.87%
ARI 3,882 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BSH jep sqarime për ABI Bank – Licencimi ishte i mbështetur në ligj, pronësia transparente

Në përgjigje të akuzave dhe spekulimeve të shumta politike, Banka e Shqipërisë doli të enjten me një deklaratë për mediat për të sqaruar rolin e saj në procesin e licencimit dhe të mbikëqyrjes së Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank). Në deklaratën e saj, Banka e Shqipërisë, shprehet se ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të ABI Bank bazuar në një dokumentacion të zgjeruar, përfshi këtu dokumentin e konfirmimit nga Ambasada Amerikane në Shqipëri se NCH Capital është një shoqëri e regjistruar në Komisionin e Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banka qendrore sqaron se aksioneri direkt i ABI Bank, shoqëria Tranzit, kontrollohet nga NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, dy fonde që financohen nga investitorë me reputacion, si universitete të mirënjohura, fonde pensionesh shtetërore dhe korporata e institucione të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa Perëndimore. Të dyja këto fonde menaxhohen nga NCH Capital, një shoqëri konsulente investimesh me  përvojë të gjatë në sektorin financiar dhe prej më shumë se 20 vitesh pjesë e sektorit bankar në Rumani, Letoni dhe Moldavi.

Lidhur me regjistrimin e aksionerëve të tërthortë në një vend të njohur si parajsë fiskale, Banka e Shqipërisë thekson se kuadri ligjor mbi bankat në Republikën e Shqipërisë nuk parashikon ndalime apo kufizime lidhur me vendin e regjistrimit të aksionerëve të subjekteve. Pavarësisht nga sa më sipër, Banka e Shqipërisë, ka kryer vlerësimet e saj dhe ka identifikuar aksionerët deri në përfituesit e fundit, George Rohr dhe Moris Tabacinic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.