☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,776 ▼ -2.81% ETH $2,241 ▼ -1.39% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $95.5000 ▼ -1.69%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vrasja e Arlinda Zekajt, juristët: Përgjegjësia institucionale është më e thellë se dorëheqja e Hoxhës

Avokati Shkëlzen Sopjani dhe juristi Kolë Krasniqi kanë vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk duhet të jetë fundi i përgjegjësisë institucionale për këtë rast.

Të ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ata kanë kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet edhe në institucionet e tjera, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale dhe udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sopjani ka thënë se gjatë udhëheqjes së Hoxhës, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, Policia ka shënuar edhe zhvillime pozitive. Megjithatë, sipas tij, dorëheqja e drejtorit të Policisë ngre çështjen e përgjegjësisë edhe te drejtuesit e institucioneve të tjera.

“Çfarëdo përgjegjësie ka Hoxha, atëherë ka edhe kryeprokurori e prokurori. Përgjegjësia institucionale u adresua me disa suspendime, megjithatë mendoj se përgjegjësia profesionale është shumë më e thellë dhe afatgjatë”, ka deklaruar Sopjani.

Ai ka kritikuar zbehjen e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit është dobësuar edhe përgjegjësia profesionale e zyrtarëve.

“Llogaridhënia është duke u zhdukur deri në nivelin më të ulët të zyrtarit, pasi edhe frika prej pasojave është zhdukur”, ka thënë ai.

Sopjani ka përmendur edhe përvojën e tij si avokat, duke pretenduar se ka raste kur Gjykata e Apelit ua prish gjyqtarëve 30 deri në 40 aktgjykime brenda një viti, pa pasur pasoja për ta.

“Prej përvojës time si avokat ka shumë raste që një gjyqtari ia prish Apeli 30-40 aktgjykime gjatë vitit dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie, e as nuk i thotë askush asgjë. Në fund, vlerësimi bëhet se sa raste ka zgjidhur, por jo cilësia e aktgjykimeve”, është shprehur ai.

Ndërkaq, juristi Kolë Krasniqi e ka përshëndetur dorëheqjen e Hoxhës, duke thënë se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por ka kërkuar që përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori i Policisë.

Sipas Krasniqit, përgjegjësi duhet të mbajë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi morale në raste të tilla.

“E përshëndes dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për faktin se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por nuk mjafton kjo, sepse ne e pamë menjëherë pas dorëheqjes së tij, ministri i Punëve të Brendshme e propozoi një personalitet tjetër që menjëherë u emërua si ushtrues detyre, që do të thotë se ekziston një zinxhir i drejtpërdrejtë i ndikimit të strukturave komanduese”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se ministri do të duhej të merrte përgjegjësi morale dhe të kërkonte llogari edhe nga departamentet e tjera.

Krasniqi ka theksuar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të analizohet veprimi i të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e qytetarëve, përfshirë Policinë, Qendrat për Punë Sociale, Prokurorinë dhe Gjykatat.

“Përderisa nuk janë marrë masat e mjaftueshme institucionale, ku do të duhej të kishte koordinim me Policinë, QPS-në, Prokurorinë e Gjykatat, të gjitha këto kanë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë dhe nëse ndonjëra nga këto nuk i përmbush obligimet e veta, atëherë fatkeqësisht ndodh rast si ky dhe me arsye po kërkojnë dorëheqjen e përgjegjësve”, është shprehur ai.

Në fund, Krasniqi ka kërkuar reflektim edhe nga kryeministri, duke theksuar nevojën për rishqyrtimin e profesionalizmit dhe zbatimit të detyrave nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Duhet të analizohen përgjegjësitë, moralisht përgjegjësi ka edhe Kryeministri në raste të tilla dhe është mirë të ketë reflektim dhe do të ishte e udhës të rishqyrtohet profesionalizmi dhe zbatimi i detyrave nga të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.