Ekonomia
BSH nxjerr në shitje 12.6 miliardë lekë bono thesari
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, javën tjetër do të shesë për llogari të Ministrisë së Financave 12.6 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 3 mujor dhe 12 mujor.
Sipas informacionit të publikuar në faqen e Bankës Qendrore, për bonot 12 mujore dhe 3 mujore, shumat e shpallura për shitje përkatësisht janë 9.6 miliardë lekë dhe 3 miliardë lekë.
Në ankandin e fundit për shitjen e bonove të thesarit, yield-i mesatar i ponderuar për maturimin 12 mujor arriti në 3.57%, ndërsa për atë 3-mujor yield-i ishte 3.22%.