☁️
Tiranë 10°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,538 ▲ +1.25% ETH $2,113 ▲ +1.75% XRP $1.4121 ▲ +1.63% SOL $88.2000 ▲ +1.5%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Ulet niveli i kredisë me probleme, për bizneset dhe individët

Banka e Shqiperise ben te ditur se, kreditë me probleme të sistemit financiar shqiptar pësuan rënie vitin e kaluar në të dy segmentet kryesore të tregut, atë të bizneseve dhe individëve.

Sipas Raportit vjetor të Mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë, kreditë me probleme në fund të vitit 2014 zbritën në 22.8% të totalit, ndërsa në vazhdim gjatë vitit 2015 kanë rënë më tej deri në 21.8%. Të ndara sipas llojit të subjektit vërehet se gjatë vitit të kaluar, treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë me 1 pikë përqindjeje, ndërsa kredia me probleme për individët ka rënë me 0.2 pikë përqindjeje.

Ne fund të vitit 2014, treguesi i kredive me probleme për biznesin rezulton në nivelin 26.7%, ndërsa për individë 16.5%. Bizneset ngelen një segment më problematik për kredinë në vonesë, por duhet pasur parasysh se biznesi zë një pjesë shumë të madhe ndaj totalit të kredisë, me mbi 73%. Përsa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, rezulton se në fund të vitit 2014, portofoli i kredive me probleme në valutë paraqet një tregues më të lartë me 26%, 0.3 pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë.

Në lekë, kreditë me probleme pëbëjnë 17.5% të totalit, 2.2 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë. Edhe në këtë rast niveli më i lartë i kredive me probleme në valutë reflekton ekspozimin më të lartë të sistemit bankar te kreditë në monedhë të huaj. Megjithatë, kjo vë në dukje edhe njëherë se marrja e një kredie në monedhë të ndryshme nga ajo e të ardhurave nuk është e këshillueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.