☁️
Tiranë 24°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,192 ▲ +0.76% ETH $2,516 ▲ +3.25% XRP $1.3567 ▲ +1.63% SOL $102.4500 ▲ +3.79%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

BSH:Ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor, 3/mujori tretë 2015

cBanka e Shqipërisë bën të ditur se ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektim të përkohshëm të likuiditetit.

Sipas një deklarate për shtyp të ditës së sotme të  BSH-së, sasia totale e likuiditetit të injektuar ka rezultuar mesatarisht 36.4 miliard lekë kundrejt 28.4 miliardë lekë në tremujorin e mëparshëm dhe 30.2 miliardë lekë një vit më parë.

Për injektimin e likuiditetit të përkohshëm, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor në mesatarisht 22.14 miliardë lekë, kundrejt mesatarisht 19.50 miliardë lekë në javë në tremujorin e mëparshëm, ndërsa injektimet njëmujore kanë qenë mesatarisht 3.94 miliardë lekë, kundrejt 3.28 miliardë lekë në javë në tremujorin e dytë. Prej fundit të muajit korrik, Banka e Shqipërisë ka kryer injektime 3-mujore në 3 raste, duke bërë që likuiditeti mesatar i injektuar nëpërmjet këtij maturimi në tremujorin aktual të jetë 2.55 miliardë lekë në vlerë nominale dhe 5.7 miliardë lekë në fund të tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se operacioni injektues njëditor është përdorur vetëm në një rast, në datën 23 shtator në fund të periudhës së mbajtjes së rezervës.

Gjatë tremujorit të tretë, Banka e Shqipërisë nuk ka kryer operacione blerjeje dhe shitjeje të letrave me vlerë.

 Bankat kanë përdorur depozitën njëditore vetëm në dy raste, kundrejt 11 rasteve një tremujor më parë dhe shuma mesatare e përdorimit të saj qe 2.0 miliardë lekë, kundrejt 0.95 miliardë lekëve në tremujorin e dytë. Kredia njëditore është përdorur në dy raste për mesatarisht 1.4 miliardë lekë, kundrejt 3 rasteve dhe mesatarisht 1.0 miliardë lekë një tremujor më parë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.