Budva- Ministrat e Financave të EJ-së diskutojnë për situatën ekonomike
Ministrat e Financave të vendeve të Europës Juglindore, si dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të këtyre vendeve u mblodhën të premten në Budva, Mali i Zi, për të diskutuar situatën ekonomiko-financiare të rajonit.
Samiti i Ministrave të Financave të vendeve të Europës Juglindore në qendër të diskutimit ka vendosur konsolodimin financiar, politikat për rimëkëmbjen ekonomike, stabilitetin financiar, politikën monetare në vitin 2015, reformën në administratën tatimore dhe luftën kundër informalitetit.
Në panelin e parë të Samitit do të diskutojnë ministrat e Financave, konkretisht mbi konsolidimin fiskal në vendet e rajonit, stabilitetin e financave publike, frenimin e rritjes së borxhit publik si dhe parandalimin e falimentit të borxheve publikë. Lufta e monedhave dhe financimi i defiçitit në rajon, janë sfidat e tjera të tryezës së samitit që po mbahet në Mal të Zi.