☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,724 ▼0.3%
DOW 53,426 ▼0.48%
NASDAQ 26,513 ▼0.27%
NAFTA 90.69 ▼0.67%
ARI 4,483 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,736 ▼ -1.36% ETH $2,458 ▼ -1.41% XRP $1.4054 ▼ -3.7% SOL $101.8900 ▼ -2.26%
S&P 500 7,724 ▼0.3 % DOW 53,426 ▼0.48 % NASDAQ 26,513 ▼0.27 % NAFTA 90.69 ▼0.67 % ARI 4,483 ▼1.26 % S&P 500 7,724 ▼0.3 % DOW 53,426 ▼0.48 % NASDAQ 26,513 ▼0.27 % NAFTA 90.69 ▼0.67 % ARI 4,483 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Bujqit bllokojnë qendrën e Strumicës, kërkojnë çmim më të lartë për specat

Fermerët nga rajoni i Strumicës, me traktorë dhe makineri bujqësore, kanë bllokuar qendrën e qytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për rritjen e çmimit të blerjes së specave të Kërtovskës, të destinuara për kapacitetet e industrisë së konservimit dhe përpunimit.

Fermerët presin rezultate konkrete nga ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, me të cilin dje zhvilluan një takim në Strumicë.Sipas fermerëve, gjatë takimit ministri Serafimovski ka shprehur gatishmëri për t’u dalë në ndihmë kërkesave të tyre, por fillimisht duhet të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësuesit e kapaciteteve përpunuese të industrisë së konservimit, të cilët aktualisht ofrojnë çmim prej 25 denarësh për kilogram.

“Dje ministri na premtoi se do të angazhohet për sigurimin e një çmimi më të lartë të blerjes. Nëse nuk marrim një çmim të pranueshëm, me të cilin mund t’i mbulojmë shpenzimet e prodhimit, nga e marta përsëri do të dalim në protesta dhe bllokada”, deklaroi Aleksandar Grozdanov, përfaqësues i Shoqatës “Mladi Murtino”.

Fermerët tashmë prej tre ditësh protestojnë dhe organizojnë bllokada, duke kërkuar që çmimi i blerjes të përshtatet me kostot reale të prodhimit.

Për ta, është e pakuptueshme që vitin e kaluar speci i përzier i klasës së parë dhe të dytë, i cili dërgohej për përpunim në fabrikat e industrisë së konservimit, blihej me 35 deri në 40 denarë për kilogram, ndërsa këtë vit çmimi është ulur në vetëm 25 denarë.

Fermerët thonë se me çmimin aktual nuk arrijnë t’i mbulojnë kostot e prodhimit dhe paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat nëse nuk gjendet një zgjidhje konkrete.

Ata kërkojnë që institucionet dhe kompanitë përpunuese të ulen në tryezë dhe të përcaktojnë një çmim që do t’u mundësojë prodhuesve të mbulojnë shpenzimet dhe të vazhdojnë prodhimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.