Ekonomia

Bukuritë e pa njohura të bregdetit shqiptar

Një nga bukuritë e pa zbuluara të bregdetit tonë jugorë është dhe gjiri i Gramit, i cili ndodhet në zonën e Karaburunit, midis Vlorës dhe Dhërmiut.

Thuajse 30 minuta me skaf nga Dhermiu, Gjiri nuk ka akses nga toka.

Deti është e vetmja mundësi për të arritur aty. Gjiri është mjaft i mbrojtur dhe ka një zgjatin në formë bishti që lejon ankorimin e anijeve në furtunë dhe i mbron ato nga stuhia. E veçanta e tij është se për afro 2500 vjet ka shërbyer për të strehuar anije dhe marinar të ndryshëm në kërcënimin e stuhisë.

Sot, në shkëmbin në anë të tij, mund të gjesh shenime nga më antiket, deri tek më të rejat që janë bërë në vite nga marinar që janë strehuar aty për ti shpëtuar tërbimit të detit.

Mbishkrimet janë në disa gjuhë, që nga latinishtja e greqishtja e deri tek anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjuhët arabe.

Gjiri ka qenë i mbyllur për publikun në vitet e komunizmit sepse ishte zonë ushtarake. Deti është i jashtëzakonshem, i pastër dhe në thellësi mund të dallohen objekte antike.

Për shumë vetë, ai mbetet gjiri më i bukur në Shqiperi dhe çdo njeri duhet ta vizitojë patjetër një herë në guidat e tija turistike të planifikuara. Aty zakonishtë shkojnë të rinj dhe aventurier të sporteve të ujit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button