Rajoni

Bullgarët jashtë shtetit po planifikojnë protestë para Komisionit Evropian

Çdo ditë bullgarë dalin në protestë në pjesë të ndryshme të botës, duke u solidarizuar me bashkatdhetarët e vet në atdhe, të cilët tanimë prej një muaji demonstrojnë nëpër sheshet me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm.

Mariana de Meo  jeton në Vjenë, ku jep mësim në pantomimë dhe gëzon me aq sa mundet me një dozë lumturie banuesit në një shtëpi pensionistësh. Në historinë  e saj familjare spikasin gjyshi – i cili ka qenë mjek dhe me një dënim me vdekje, për shkak se u ka ndihmuar gorjanëve(pjesëmarrës në një lëvizje antikomuniste pas vendosjes së pushtetit komunist), dhe babai – me një “stazh mjaft të gjatë” nëpër mitingjet për demokraci që nga fillimi i tranzicionit bullgar.

“Unë jam brezi i tretë, i cili vazhdon të protestojë kundra njerëzve të njëjtë, por të emërtuar me emra të ndryshëm – thotë ajo. Mund të përfytyroni sesa të neveritur janë njerëzit, pasi nuk flasin më për të ardhurat, për mizërinë.Fyerja nga fakti, se njerëz me një inteligjencë tepër të ulët e drejtojnë Bullgarinë dhe i bëjnë bullgarët për t’i tallur në të gjithë botën, është tronditëse”.

Kur përpara viteve dëgjon se partia GERB mund të bëhet një parti drejtuese, një bashkatdhetare tjetër – Maria Spirova, deklaron përpara nënës së saj: ”Unë do të emigroj në qoftë se Bojko Borisovi bëhet kryeministër”. Sot ajo jeton në Oksford, ku punon si redaktore dhe gazetare. Shumë shpesh takon “bullgarë të demotivuar dhe të shtypur nga sistemi”, të cilët janë transferuar në vend, në të cilin praktikojnë profesionin e vet në mënyre të denjë.

Mariana dhe Maria protestojnë në Austri dhe në Britaninë e Madhe, bashkë me shumë bullgarë të tjerë aktivë politikisht dhe me një qëndrim civil. Që të dyja janë kategorike se do të marrin pjesë në aksionet, derisa të mos të marrin dorëheqjet e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm.

“Në protestat tona dëgjohen dhe kërkesa shumë më të detajuara – shton Maria Spirova. Emigrantët flasin, se është i nevojshëm një votim elektronik në mënyrën sa më të shpejtë. Çdo herë, kur ka zgjedhje parlamentare, ka dhe një luftë të madhe për hapjen e seksioneve zgjedhore jashtë kufirit, përpara të cilave më pas formohen radhë të gjata njerëzish. Po dëgjohen po kështu kërkesa për lustracion, për dorëheqjen e drejtorit të Televizionit Kombëtar Bullgar Emill Koshllukov. Për ne prania deri tek mediat e pavarura dhe të ndershme bullgare, përmes të cilave të informohemi se çfarë ndodh në vend, kthehen në një vlerë të madhe.”

Sipas gazetares kryeministri do që me çdo kusht të mbetet në pushtet, që të mund “të ndajë dhe të konsumojë këstin tjetër të madh të parave evropiane”. Ajo e sqaron qëndrimin e përmbajtur të Brukselit ndaj asaj që po ndodh në vendin tonë me faktin se, si një shtet sovran Bullgaria vet duhet të zgjidhë problemet e veta të brendshme.

Bullgarë tanimë protestuan përpara kancelarisë në Berlin me apel që Angela Merkel të shprehë pozitë se përse e përkrah qeverinë tonë, kurse bashkatdhetarë të tjerë sinjalizuan misione të tjera diplomatike për atë që po ndodh tek ne.Dhe tani po i vjen radha hapit të dytë-organizimit të një proteste të përgjithshme të bullgarëve nga jashtë përpara selisë së Komisionit Evropian.

“Parashikojmë dhe dorëzimin e letrave nga bashkësia protestuese bullgare në misionet diplomatike në qytetet e veçanta evropiane – shton Mariana de Meo. Në letra ne përmendim për strukturat mafioze, të cilat zgjerohen në Bullgari, si dhe për kërkesat e bullgarëve protestues”.

Si çdo ditë, dhe sot bullgarët në Londër do të dalin në protestë. Gjatë fundjavës këtë do ta bëjnë akoma shumë bashkatdhetarë tanë në qytetet ku banojnë – mes tyre bullgarët në Manhajm, Boston dhe Çikago.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button