Rajoni

Bullgari: Bëçvarova, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin pas plasjeve në Bruksel

Disa orë pas atakëve terroriste në kryeqytetin e Belgjikës – Bruksel, ministrja e brendshme e Bullgarise, Rumjana Bëçvarova tha, se u thirr mbledhja e shtabit kombëtar të sigurisë. Krahas kësaj parashikohet edhe një trajnim antiterrorist me përmasa të mëdha në Sofje. Menjëherë pas plasjeve filloi dhe një aksion i specializuar policor. Në një brifing ministrja Bëçvarova tha, se nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin pas shpërthimeve në Bruksel. Ajo shtoi, se Ministria e Punëve të Brendshme aktivoi të gjitha masat e strategjisë kombëtare kundër terrorizmit që nga minutat e para pas pranimit të sinjalit për incidentin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button