Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,591 ▲0.53%
DOW 46,357 ▲0.51%
NASDAQ 21,951 ▲0.87%
NAFTA 88.93 ▼3.7%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,696 ▲ +1.01% ETH $2,157 ▲ +0.89% XRP $1.4056 ▲ +0.12% SOL $91.2300 ▲ +1.55%
S&P 500 6,591 ▲0.53 % DOW 46,357 ▲0.51 % NASDAQ 21,951 ▲0.87 % NAFTA 88.93 ▼3.7 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,591 ▲0.53 % DOW 46,357 ▲0.51 % NASDAQ 21,951 ▲0.87 % NAFTA 88.93 ▼3.7 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

BULLGARI – “Borisov 3” i mbijeton një mocioni mosbesimi

Qeveria konservatore bullgare e Bojko Borisov i mbijetoi një mocioni mosbesimi të nisur ndaj saj, për shkak të krizës së furnizimit me ujë të popullatës dhe shqetësimeve mjedisore.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë, i nisur nga Partia Socialiste e opozitës, u kundërshtua me një votim 124 me 102 në parlament, ku pati edhe nëntë abstenime.  Për miratimin e mosbesimit duheshin të paktën 121 vota “pro”. Kjo ishte mocioni i katërt i mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”. Rezultatet e votimit ishin të pritura. Koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe i “Patriotëve të Bashkuar” e ka përkrahjen e 116 deputetëve, votat e të cilëve nuk mjaftojnë për shumicë absolute.

Ata ishin mbështetur nga tetë deputetët e pavarur në Kuvendin Popullor, 6 prej të cilëve janë nga partia nacionaliste “Ataka” (ish-anëtare e koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”). Partia opozitare “Volja”, abstenoi – kështu siç pritej. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila përkrahu mocionin e mosbesimit të kërkuar nga socialistët, akoma para votimit  komentuan se në se mocioni i mosbesimit nuk i mbledh votat e domosdoshme, kjo do të thotë se në qeverisjen e Bullgarisë në fakt merr pjesë dhe partia “Volja”, kryetari i së cilës Veselin Mareshki përpiqet t’i bindë përkrahësit e vet se është “ një lojtar antisistemor”.

Sipas mocionit, Pernik, një qytet në jug të Sofjes, ka vuajtur vazhdimisht nga mungesat e ujit, me sa duket për shkak të menaxhimit të dobët të rezervuarëve që furnizojnë një hidrocentral.

Për më tepër, doli se Bullgaria po importonte mbeturina të rrezikshme nga Italia për t’i djegur ato në impiantet termike duke ndotur ajrin.

Të dy këto çështje çuan në dorëheqjen dhe arrestimin e ministrit të Mjedisit, Neno Dimov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.