Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,668 ▲ +1.46% ETH $1,771 ▲ +2.13% XRP $1.1658 ▲ +5.03% SOL $81.7900 ▲ +0.84%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Opinion

Bullizmi nuk është protestë

Nga Denis Dyrnjaja

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një grup protestuesish përdorin në kor një gjuhë që përbën bullizim të pastër ndaj deputetit të mazhorancës, Erion Braçe përmes thirrjeve Erion Braçe bi****shi…

Nuk e kam takuar dhe nuk kam njohje personale me Erion Braçen. Përkundrazi, së fundmi kemi pasur edhe një debat lidhur me përgjegjësinë e tij për firmën si zv/kryeministër për t’i dhënë Katrati Group Porto Romanon. Prandaj, ky reagim nuk është mbrojtje për të si individ, por mbrojtje e një parimi për dinjitetin njerëzor.

Bullizmi, stigmatizimi dhe tallja për tiparet fizike nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike për të cilën protesta qytetare e fundit është përkrahur gjërësisht. Protesta është një instrument për të kërkuar llogari, jo për të poshtëruar njerëz.

Politikanët duhet të vlerësohen për vendimet, veprimet dhe përgjegjësitë e tyre publike, jo për pamjen apo karakteristika specifike fizike. Nëse turma zëvendëson argumentin me poshtërimin, ajo humbet epërsinë morale.

Çdo shoqëri që e sheh si normale kulturën e fyerjes dhe bullizimit që çon në dehumanizimin e një individi, qoftë edhe përmes fjalëve, hap rrugën për forma gjithnjë e më të rënda të dhunës. Të njëjtën gafë bën Edi Rama kur përdor publikisht terma pezhorativë, pra tallës për Arlind Qorin, që i thotë Arlind Dritëgjati. E dobishme dhe e palejueshme kjo gjuhë sidomos kur vjen nga Kryeministri i vendit. Tregon dobësi jo superioritet të tij.

Në Afganistan turma vret me gurë, në Shqipëri të vrasin me bullizim publik dhe jo vetëm individin por edhe nënën apo babain e atij që është objektiv sulmi, “vrasin” bashkëshorten e sidomos fëmijët e tij. Mendoni për një çast një klasë e tërë që mund të përdorë të njëjtën shprehje të turmës ndaj fëmijës qe i bullizojnë prindin. Kjo mund të çojë në pasoja fatale për ste fëmijë apo adoleshent që nën presionin e turpit apo kompleksit të ndërmarrë hapa ekstrem deri në dëme fatale për jetën e tij (rasti më ekstrem edhe vet vrasja).

Asnjë mandat politik nuk mund t’i zhbëjë një njeriu dinjitetin e tij. Kritikoni Erion Braçen e këdo politikan për çdo vendim që ka marrë në funksione apo detyra publike. Kërkojini llogari, kundërshtojeni, rrëzojini argumentet dhe denonconi çdo abuzim nëse ekziston.

Kjo është demokracia, e drejta jote e çdo kujt prej nesh pa cënuar dinjitetin njerëzor. Por mos e ulni debatin në nivelin e bullizmit. Sepse në momentin që sulmi ndaj pamjes fizike zë vendin e argumentit, nuk po dominon më arsyeja, por kultura e urrejtjes.

Dhe përpara se të ndiheni superiorë për të tallur fizikisht dikë tjetër, bëjini secili vetes një pyetje të thjeshtë, a jemi vallë kaq të përsosur, sa të kemi të drejtën morale të poshtërojmë një njeri tjetër për mënyrën si duket?

Demokracia nuk është një lojë gjiganti apo shkurtabiqi. Protesta duhet të mbetet e bukur me sarkazmën dhe ironitë për çdo qeveritar a politikan por asesi për çka ai është fizikisht i krijuar ashtu nga natyra si gjithkush prej nesh që nuk është i përsosur fizikisht!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.