☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,927 ▼ -3.09% ETH $2,447 ▼ -2.6% XRP $1.3890 ▼ -3.95% SOL $104.4100 ▼ -4.8%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Politika

“Burg kush nuk respekton rregullat?!”, Rama thirrje shqiptarëve: Kurseni sa të mundeni. Policia s’është koronavirusi

Teksa prezantoi dhe planin financiar për përballimin e pasojave në ndihmë të bizneseve dhe kategorive në nevojë, kreu i qeverisë theksoi se qytetarët duhet të respektojnë rregullat, pasi policia nuk është koronavirusi që të kapë në pabesi.

“Më shumë se kurrë ndonjëherë, si asnjëherë më parë, jemi të kërcënuar njësoj. Shqipëria është e kërcënuar si të tëra shtëpitë e vendeve të tjera. Nëse në shumë shtëpi të tjera, ka plot zahire në bodrum, në shtëpitë tona s’ka bollëk veç zemrës shqiptare. Sot është koha për të kursyer gjithçka mundemi, po jo atë bollëk force. Nuk shkon që këtë sakrificë, këto kufizime skandaloze lire t’i hedhim në plehra, duke mos qenë e mundur që të mbajmë radhë. Nëse nuk bëjmë dot një vijë distancë, do të thotë që të hedhim në plehra sakrificën, duke u mbledhur si cjepër në hanxharin e padukshëm, të atij që ka ardhur të na hajë kokën. Ça të bëjmë të fusim në burg ata që nuk respektojnë rregullat?! Policia nuk është si koronavirusi ku është kudo. Duhet të bëhemi dhe polic, kur dikush na kërcënon. Unë besoj shumë që ne e kemi në dorë fatin tonë. Duke mos hequr dorë, mund të dalim pa plagë të pashërueshme dhe si Italia fqinje. Ta bëjmë këtë luftë për familjen tonë. S’do na e falë historia që në një luftë pa armë, të dalim kokë humbur nga zakonet tona. Ju dua shumë që të gjithëve.”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.