Kronika
Burg për 73-vjeçarin që vrau gruan në Golem
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Veli Dervishin, 73-vjeçarin që vrau me sëpatë gruan e tij në Golem, gjatë kohës që ishin me pushime.
“Kishim konflikte të vazhdueshme, ajo tentoi të më qëllonte me sëpatë”, mësohet të ketë thënë i moshuari në gjykatë.
Veli Dervishi vrau 68-vjeçaren Shazivare Dervishi dhe u dorëzua tek Posta Policore e Golemit, ku deklaroi se veproi në gjaknxehtësi e sipër, pasi e shoqja i kishte kërkuar sqarime, llogari pse kishte qëndruar vonë jashtë.