Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,775 ▼0.12%
DOW 47,749 ▼0.34%
NASDAQ 22,646 ▲0.05%
NAFTA 99.71 ▲5.61%
ARI 4,780 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,109 ▼ -1.83% ETH $2,178 ▼ -3.57% XRP $1.3314 ▼ -3.88% SOL $82.3000 ▼ -2.88%
S&P 500 6,775 ▼0.12 % DOW 47,749 ▼0.34 % NASDAQ 22,646 ▲0.05 % NAFTA 99.71 ▲5.61 % ARI 4,780 ▲0.05 % S&P 500 6,775 ▼0.12 % DOW 47,749 ▼0.34 % NASDAQ 22,646 ▲0.05 % NAFTA 99.71 ▲5.61 % ARI 4,780 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Burgjet plot, Shqipëria me numrin më të lartë të të dënuarve në rajon

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajoni ky është numri më i lartë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.

Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnje Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.

Për sa i përket kontinetit europian, vendet e lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të lartë të burgosurish për 100 mijë banorë. Në vend të parë në Europë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e balltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.

Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të lartë të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.

Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të lartë e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë, shkruan ‘monitor’.

Në Azi, numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.