Kronika

Avokati i Popullit merr çertifikatën me statusin A, për vitet 2014-2019

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë çertifikatën me statusin A, që përfaqëson statusin më të lartë të përpuethshmërisë së institucionit me Parimet e Parisit, të adoptuara nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëpërmjet rezolutës 48/134 të datës 20 Dhjetor 1993.

unnamed130Konfirmimi i statusit A për institucionin e Avokatit të Popullit, si vlerësimi me i lartë për institucionet e të drejtave të njeriut në nivel boteror, konfirmon edhe një herë punën e institucionit duke i dhënë të drejten e ndërhyrjes së përhershme në Këshillin për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo i mundëson institucionit të Avokatit të Popullit që zëri i qytetareve të dëgjohet dhe në forumin më të lartë të të drejtave të njeriut në nivel botëror.

Ceremonia e dorëzimit të certifikatës u bë në konferencën vjetore të Komitetit Ndërkombëtar Koordinues të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ICC), që po mbahet në Gjenevë me datë 12-13 Mars 2015.

Me këtë rast Avokati i Popullit, Igli Totozani falenderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e madhe dhe konstante, shoqërinë civile, qytetarët që na mbështesin duke na besuar dhe padyshim median si aleatin kryesor të Avokatit të Popullit në pasqyrimin e punës së institucionit për mbrojtjen dhe promovimit e të drejtave të njeriut.

Gjatë punimeve të konferencës ishin të pranishëm dhe z. Zeid Rashad al Hussein, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe z. Joachim Rucker, Presidenti i Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Avokati i Popullit, i cili është edhe anëtar i Byrosë së ICC, mori pjesë dhe në takimin paraprak të Byrosë, e përbërë nga 16 antarë në nivel global, si një nga katër antarët nga Evropa së bashku me homologun nga Franca, Danimarka dhe Skocia.

Avokati i Popullit pati takime bilaterale dhe me institucione të tjera homologe, përfshirë Avokatin e Popullit të Kosovës, Ombudsmnain e Austrisë, Skocisë, Portugalisë etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button