Rajoni

Bursa rihapet me një rënie prej 23 për qind

Bursa greke u rihap sot pas një muaji dhe menjëherë ra 23 për qind.

Presidenti i Komisionit të Tregtisë së Kapitalit Grek, Costas Botopulos u shpreh për televizionin ”Skai” se ai priste humbje më të rënda në ditën e parë të tregtisë, pas një mbylljeje kaq të gjatë.

“Bursa… do të vihet nën presion. Gjithashtu, ky do të jetë rasti për bankat duke ditur që janë rikapitalizuar”, tha Botopulos.

“Qeveria ka vendosur kufizime të caktuara në tregun e aksioneve, investitorët që kanë para në bankat greke mund të blejnë vetëm rezerva dhe aksione me fonde nga jashtë vendit ose me para në dorë”, tha Botopulos.

Bursa u mbyll si pjesë e kontrolleve të kapitalit të vendosura nga qeveria greke më 29 qershor për të parandaluar tërheqjen e parave jashtë vendit si dhe një kolaps të sistemit bankar.

Që atëherë grekët kanë tërhequr miliarda euro nga llogaritë e tyre nga frika e një falimentimi bankar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button