Ekonomia

Bursa shqiptare e energjisë, një kompani norvegjeze shfaq interes

Gjiganti evropian i bursave të energjisë, Nord Pool është interesuar për administrimin e bursës shqiptare të Energjisë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet brenda Ministrisë së Energjisë, të cilat kanë pohuar se “Nord Pool”, një nga njësitë më te mëdha të tregtimit të energjisë në Europë ka interes serioz për të menaxhuar “Albania Power Exchange”.

Ministria e  Energjisë është duke parë interesin e operatorëve të mëdhenj të bursave evropiane, ndërkohë që ka në plan të licensojë bursën në pranverën e vitit 2017.

“Nord Pool” është arena kryesore e tregtimit të energjisë në Evropë, e bazuar në modelin “One day ahed” (Me kontrata nje dite ne avance) dhe Intraday (me kontrate brenda dites) me linja në nëntë vende evropiane.

Nord Pool e ka bazën ne Norvegji dhe ka në gjirin e saj 380 kompani antare. Gjithashtu ajo ka linjat e  veta të tregtimit në Austri, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Letoni, Lituani, Hollandë dhe Suedi.

Gjatë vitit 2015, “Nord Pool” tregtoi një total prej 489 TWh.

Qeveria shqiptare në plotësim të detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë  synon të aplikojë modelin nordik të tregtimit të energjisë në bazë te të cilit parashikohet  krijimi i Bursës së Energjisë ku furnizuesit, tregtarët dhe konsumatorët e mëdhenj të kenë mundësinë të bljenë në kohë reale energjinë dhe jo më kontrata bilaterale si tani.

Dalja ne treg të lirë për furnizimin me eregji elektrike e rreth 6300 bizneseve më 2017 kërkon një treg real  të erergjisë. Gjithashtu  hyrja në prodhim e HEC-it te Banjes në lumin Devoll që eshte në pronësi të kompanisë norvegjeze, Statcraft, do të jetë nxitje e madhe për funksionimin e  “Albania Power Exchange”. Statcraft në kontratën me qeverinë shqiptare  ka negociuar shitjen në tregun e lirë të energjisë, ndryshe nga investitorët e tjerë të cilët  e shesin prodhimin e tyre tek kompanitë publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button