☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Bushati në Bruksel: Viti 2018, përcaktues për procesit evropian të Shqipërisë

Viti 2018 është i veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizimin e procesit evropian të Shqipërisë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Bruksel, mori pjesë në konferencën ‘Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian’. Konferenca u organizua nga Fondacioni gjerman “Hanns Seidel”.

Ministri Bushati bëri një paraqitje të detajuar të hapave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të angazhimeve për plotësimin e përparësive kyçe, duke e vënë theksin tek ecuria e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë si dhe në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Bushati theksoi se, pritshmëritë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare që bazohen në punën e bërë dhe progresin e arritur, e bëjnë vitin 2018 të veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizimin e procesit evropian të Shqipërisë.

Duke argumentuar mbi rëndësinë që ka marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, Bushati nënvizoi gatishmërinë e qeverisë për t’u angazhuar në këtë ushtrim transformues për vendin dhe shoqërinë.

“Arritjet tona përbëjnë tashmë një bazë solide për përparim thelbësor e cilësor në procesin e integrimit në një sërë fushash parësore, në mënyrë të veçantë për kapitujt 23 dhe 24”, theksoi Bushati.

Ai nënvizoi se Shqipëria ndjehet e inkurajuar nga përforcimi i mbështetjes për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor të shprehur së fundmi si nga Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, por edhe nga Presidenti francez Macron. “

Ne shpresojmë që kjo mbështetje të konkretizohet në hedhjen e hapave të mëtejshme në udhëtimin tonë evropian, në përputhje me arritjet dhe meritat tona, për ta çuar marrëdhënien tonë të pakthyeshme me institucionet e Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare në nivelin që imponon dinamika e shumëfishuar e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes nesh”, tha Bushati.

Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, eurodeputeti Eduard Kukan, përfaqësues të institucioneve të BE dhe të vendeve anëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. “Dinamika e zhvillimeve në Shqipëri”, theksoi ai, “po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian”.

Ai theksoi se në shkurt 2018 Komisioni do të paraqesë strategjinë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë ku do të paraqiten propozimet e Komisionit mbështetur në analizën e rezultateve të arritura në plotësimin e pesë përparësive kyç.

Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimeve të ndodhur në Shqipëri, të cilat, sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamentin Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi.

Ministri Bushati dhe panelistët e tjerë iu përgjigjën edhe pyetjeve të ndryshme të audiencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.