Politika

Bushati: Shlyem borxhet e trashëguara nga Basha dhe Berisha

Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratës së kreut demokrat, Lulzim Basha. Ervin Bushati tha se borxhi i trashëguar nga qeveria e mëparshme prej 720 milionë dollarësh është shlyer nga kjo qeveri.

Ai tha se Basha nuk ka moral të kërkojë llogari, pasi është një nga përgjegjësit e shkatërrimit të ekonomisë.

“Ata krijuan borxhe në spitale, arsim, rrugë, fshat e deri tek personat me aftësi të kufizuar. 720 mln dollarë borxhe të Lulzim Bashës e Sali Berishës janë shlyer nga kjo qeveri. Ndaj Luli të japë llogari për borxhet që krijoi vetë dhe qeveria e vjetër ku bënte pjesë. Ky është morali që ata që shkatëruan ekonominë shqiptare duan ta nxjerrin veten të palarë. Sot mblidhen më shumë të ardhura, 240 mln dollarë më shumë se viti i tyre më i mirë në qeverisje. Nëse të ardhurat mund të mblidhen pse PD në pushtet nuk arrinte t’i mblidhte dot. Nuk donin apo nuk dinin?”, tha Bushati.

Deputeti socialist tha se falë formalizimit të ekonomisë sot janë 156 mijë më shumë të punësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button