☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -1.42% ETH $2,317 ▼ -2% XRP $1.2910 ▼ -2.97% SOL $100.0100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Bushati takim shtetasit shqiptarë të punësuar në OKB dhe koordinatorët e shkollave shqipe në New York dhe New Jersey

aaaaNë kuadër të vizitës së tij në New York, Ministri Bushati u takua me shtetasit shqiptarë të punësuar në OKB dhe koordinatorët e shkollave shqipe në New York dhe New Jersey. Gjatë takimit, Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për angazhimin e shtetasve tanë në të gjitha nivelet pranë agjencive të OKB-së, si dhe vlerësoi kontributin e shoqatave shqiptare në SHBA dhe rolin tyre të rëndësishëm si faktorë promovues të Shqipërisë në Amerikë.

Koordinatoret e shkollave shqipe të New York-ut dhe New Jersey-it e njohën Ministrin Bushati me punën e tyre sikundër shkëmbyen ide mbi projekte bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në SHBA, në fushën e arsimit dhe kulturës. Duke i falënderuar për punën e tyre tepër fisnike, atë të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe për brezat e rinj, Ministri Bushati shprehu angazhim maksimal për të vijuar komunikimin me diasporën tonë dhe për të përmirësuar shërbimet që ofron shteti shqiptar në këtë drejtim.

Ministri Bushati ritheksoi vullnetin e qeverisë shqiptare, për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor me aleatin tonë strategjik, SHBA-të, dhe në këtë kontekst ai vlerësoi historitë e shumta të suksesit të diasporës shqiptare në Amerikë, të cilët duhet të gjejnë mbështetjen e duhur institucionale për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.