☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -1.42% ETH $2,317 ▼ -2% XRP $1.2910 ▼ -2.97% SOL $100.0100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Bushati: Të vendosur për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor me SHBA-të


aaaNë kuadër të takimit të nivelit të lartë që do të zhvillohet me rastin e 50-vjetorit të UNDP-së, Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati zhvilloi një takim të veçantë me Administratoren e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Helen Clark.

Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, në takim u bisedua mbi bashkëpunimin e suksesshëm të Shqipërisë me UNDP-në, veçanërisht në këto vitet e fundit, ku Shqipëria është përfshirë në një program pilot të kësaj agjencie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara, të quajtur “Goal 16”.

Palët e konsideruan projektin e OKB-së si mjaft të rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm e dinamik të Shqipërisë, në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit u shpreh vullneti për të vijuar bashkëpunimin në kuadër të konceptit dhe praktikës së “Një OKB”, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në fushat e mirë-qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit në funksion të zbatimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. Znj. Clark vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e UNDP-së për të ndihmuar vendin tonë në drejtim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe dinamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.