ParlamentarePolitika

Buxheti, Rama: 3.4 përqind rritje ekonomike, borxhi ulet në minimumin historik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet për projektbuxhetin 2016 se këtë vit janë mbledhur shumë më shumë të ardhura se vitin e shkuar dhe më shumë akoma se në të gjitha vitet e qeverisjes së kundërshtarëve.

Duke prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm, Rama tha se modeli i maxhorancës stimulon rritjen e ekonomisë. Ai e ka quajtur një propagandë të shfrenuar shpifëse deklaratat e opozitës duke treguar një të pavërtetë për rënien e të ardhurave nga parashikimi dhe borxhin.

“Një seancë ku rregullisht çdo vit kur i vjen radha këtij diskutimi kryeministri i radhës thotë se sa më i mirë se herët e tjera është projektbuxheti. Unë dua të vendos para syve që duan të shohin një pasqyrë besnike të realitetit të këtyre dy vjetëve. Këtë vit janë mbledhur shumë më shumë të ardhura se vitin e shkuar dhe ende më shumë akoma se në të gjitha vitet e qeverisjes së kundërshtarëve tanë të marra së bashku. Vitin e shkuar u mblodhën sa në 5 vite të mbledhura. Këtë vit kishim parashikuar të mblidhnim më shumë seç po mbledhim. Por pse nuk u realizua? Të ardhurat për periudhën 2006-2013 janë 23.3 %, 23.1 % nëse përfshijmë vitin 2008 kur u hap gropa e madhe e shtetit me gjithë atë procedurë ende sot për tu hetuar nga drejtësia që çoi në ndërtimin e rrugës së Kombit”, tha Rama.

Në vitet 2014-2015, vijoi Rama, “të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 330 milionë dollarë më të larta, pra jemi në kushtet kur krahasimi me ku ishim është fare i qartë. I detyrohem shqiptarëve edhe një herë një shpjegim pse parashikimi ynë nuk u realizua. Dhe ka një sërë faktorësh të cilët nuk kanë lidhje as me qeverinë shqiptare as me administrimin e tatimeve dhe të doganave. Së pari rënia e çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare. Kjo gjë ndodhi këtë vit dhe askush nuk mund të ngarkojë me përgjegjësi qeverinë që nuk parashikoi një rënie në bursë. Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike prej 16 milionë dollarësh më pak në të ardhurave, por një e dhënë pozitive sa i përket mirë administrimit të burimeve tona të energjisë. Rënia e sasisë së importit të cigareve ishte më e madhe se sa parashikimi ynë kur vendosëm me vetëdije të rrisim akcizën për të dekujaruar, dhe efekti është më pak në raport me parashikimin”.

“Politika jonë e rritjes së përjashtimeve me qëllim stimulimin e sipërmarrjes përmes heqjes së taksës mbi importin e makinerive, barnat me një efekt 13 mije dollarë rënie të sasive të importit të fruta perimeve për shkak të rritjes së prodhimit vendas si rezultat i procesit të ndryshimit të modelit tonë ekonomik që stimulon rritjen e ekonomisë prodhuese, edhe kjo ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore, por ka një efekt pozitiv në ekonominë tonë. Dy muajt e fundit i është shtuar edhe efekti i kursit të këmbimit të euros me lekut”, theksoi Rama.

“Duhet gjetur një arsye më e mirë për të luajtur luftash me qeverinë, nuk është detyra ime të gjej se cilat janë arsyet. Kjo e propagandës së shfrenuar shpifëse dhe gënjeshtare për tu treguar shqiptarëve se rënia e të ardhurave nga parashikimi, jo nga fakti konkret se të ardhurat janë rritur ndjeshëm edhe këtë vit, sipas kundërshtarëve tanë se këto para vidhen, është tërësisht e pavërtetë”,  tha Rama.

Buxheti 2016, Rama: 3.4 përqind rritje ekonomike

Qeveria parashikon një zgjerim me 3.4 përqind të ekonomisë shqiptare për vitin e ardhshëm, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sallën e Kuvendit se kjo shifër është vendosur pas analizave të përbashkëta me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Në projektin e paraqitur për miratim dhe në bazë të analizave të bëra edhe me FMN, parashikimi ynë është për një rritje prej 3.4 përqind”, tha Rama.

Borxhi publik, Rama: Historik fakti që 2016-a nuk do të shënojë një borxh të ri për shqiptarët

Pjesën e dytë të prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, kryeministri e orientoi për t’i dhënë sërish përgjigje akuzave të opozitës sa i përket borxhit publik. Rama e quajti historik faktin që 2016-a nuk do të shënojë një borxh të ri për shqiptarët.

“Rritja e borxhit? A thua se po e mban vetë në kurriz, por pa dyshim nuk mund të prekemi nga të tillë lot krokodili ndërkohë që faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm në raport me atë të 8 viteve që pararendën ardhjen tonë në detyrë Në këto vjet janë marrë borxh 2.8 % e GDP. Me këtë projekt të vitit 2016 borxhi ulet me një minimum historik 2.2 % e GDP me çmimet e 2014 kjo do të thotë që ne kemi marrë borxh vetëm 280 milionë euro në vit, 460 milionë në vit që u morën borxh në 8 vitet që e çuan kërcënimin serioz të stabilitetit makro ekonomik të vendit në kulm dhe që krijuan të gjithë mish-mashin fiskal që ne trashëguam. Përgjysmojmë deficitin primar, për herë të parë mbas vitesh të tjera ne nuk krijojmë borxh të ri për shqiptarët. në vitin 2013 ka qenë – 2 %, pra përveç rritjes së vazhdueshme të borxhit, kostos së interesave çdo vit ishte akumulim i një borxhi të ri për shqiptarët”,  u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se qeveria rriti pagat dhe pensionet në nivele të pakrahasueshme me atë që bënë të djathtët kur ishin në pushtet.

“Vetëm nga kalimi prej taksës së sheshtë të ardhurat neto në rrogë janë mesatarisht 7.5 % si fuqi blerëse, do të thotë një rritje e të ardhurave e barabartë me sa i rritët ju në 4 vite të mbledhura së bashku. Rritjen e famshme të rrogave dhe pensioneve ju e keni pasur 1.5 % në 4 vitet e fundit. Kemi lënë në xhepat e shqiptarëve 7.5 % më shumë para nga të ardhurat e tyre”, tha Rama.

Duke folur për investimet e huaja në venin tonë Kryministri theksoi se, “ Investimet e huja për periudhën 2015-2013 kanë qenë 7% i PBB, ndërsa në periudhën 2014-2015 janë 9.1% e PBB. Pra investimet e huaja janë rritur”.

Pronat, Rama: Ligji i jep zgjidhje problemit

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, kryeministri Edi Rama foli edhe për ligjin për pronat, i kritikuar ashpër nga opozita, e cila e shkon deri atje sa e krahason atë me të njëjtën reformë të regjimit komunist pas Luftës së Dytë Botërore.

Rama tha se me këtë ligj qeveria synon t’i japë fund brenda 1 dekade çështjes së pronësisë, për të cilin fajësoi politikën se në 20 vjet e zvarriti duke penguar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Kanë kurajo të përmendin ‘44 dhe ’46. Në ’44 dhe ‘46 u bënë gjakderdhje dhe rrëmbyen me ideologji të drejtpërdrejtë pronat e shqiptarëve, kurse nga ‘91 e deri më tani që vijmë tek ky ligj, tjetër është thënë dhe tjetër është bërë”, u shpreh Rama.

Lidhur me akuzat e opozitës për punësimin, Rama tha se në premtimin e 300 mijë vende të punës është folur për vende të reja dhe atyre të formalizuar. Ai deklaroi se deri më tani janë hapur 160 mijë vende të reja pune nga ekonomia dhe formalizimi i saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button