Politika

Bylybashi: Shih karrierën e Metës në vite, një kronikë e gjatë paburrnie

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thotë se kryeparlamentari Meta ka frikë të ulet para drejtësisë si deputet i thjeshtë. Duke i bërë një analizë, karrierës politike të Metës në vite, Bylykbashki shprehet: “Disa e quajnë këtë sjellje të Metës si zgjuarsi, disa e quajnë pragmatizëm dhe të tjerë e quajnë politikë. Në fakt është një kronikë e gjatë paburrnie, që ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë.”

Bylykbashi-415x260“I vetmi akt “burrnie” i Ilir Metës është ngritja e shtangës, – shkruan deputeti i PD-së në Fb. Në 1999, Ilir Meta zv.kryeministër bëri pakt me Nanon që t’i fuste “thikën” pas shpine, mikut të tij, Kryeministrit Majko. Nano u bë kryetar i PS, Meta u bë Kryeministër.

Në 2001, Ilir Meta kryeministër futi korrupsionin në parti duke i blerë mbështetësit në PS të mikut të tij, kryetarit Nano dhe synoi t’i rrëmbente partinë. Nano reagoi fort dhe Meta humbi edhe qeverinë.

Në 2011, Ilir Meta zv.kryeministër filmohet me bllokun e korrupsionit të 700 mijë eurove, duke bërë pazare me mikun e tij ministër. 21 Janari u organizua nga Edi Rama për bllokun e Ilir Metës. Pasojat e 21 Janarit lidhen drejtpërdrejt me Ilir Metën.

Më 1 prill 2013, Ilir Meta, numri dy i mazhorancës së Berishës, shiti aleatin e tij Berisha për pazarin me kundërshtarin Edi Rama, që deshi ta fuste ne burg dhe kishte mbushur kancelaritë europiane me dosjet e korrupsionit të Metës.

Më 23 qershor 2013, Ilir Meta ngriti në sistem, blerjen e votës së shqiptarëve të varfër për të blerë pushtet, – nënvizon Bylykbashi, duke kaluar në zhvillimet e fundit politike.

“Më 2014, Ilir Meta Kryetar i Kuvendit, akuzohet se ka porositur vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Ilir Meta hante dhe pinte me Tom Doshin si miq.

Më 2015, Ilir Meta refuzon të largohet nga posti i numrit 2 të shtetit. Kërkon të mbajë pushtetin dhe “imunitetin” e postit sepse ka frikë të ulet para drejtësisë si deputet i thjeshtë.

Me siguri, radhën e ka miku “për kokë” Edi Rama. Sigurisht edhe ky i fundit ia ka futur disa herë Metës dhe Meta e di shumë mirë. Mos të raftë shansi të kesh miqesi të tilla.

Disa e quajnë këtë sjellje të Metës si zgjuarsi, disa e quajnë pragmatizëm dhe të tjerë e quajnë politikë. Në fakt është një kronikë e gjatë paburrnie, që ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë,” – përfundon Bylykbashi.

Pas akuzave të deputetit Doshi ndaj kreut të Kuvendit, PD-ja nënshkroi një mocion mosbesimi ndaj Ilir Metës dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Kreu i Kuvendit deklaroi dje, në seancën parlamentare, se ishte i gatshëm të hidhte për votim mocionin, sipas procedurave ligjore, por nuk do ta jepte kurrsesi dorëheqjen.

Related Articles

Comente

  1. …Sala ben koalicion me Meten, per pushtet personal, dhe kishte rast te tregohej “burre”, me skandalin e “bllokut”, por nuk e beri…Rama ben koalicion me Meten ,me moton, “qellimi justifikon mjetet”, dhe le te presim qe te “nderroje” vendet me Salen, kur ky te organizoje “21 janarin blu”….Keta lloj njerezish, çdo gje mund te jene , vetem burra, s’behen per se gjalli…Burrnia nuk blihet, e as dhurohet….Ajo eshte ne gen, dhe me soj, ajo mund te trashegohet….Keta lloj njerezish nuk e kane pase shansin t’i kene keto gjera, ..prandaj dhe populli s’mund te prese asgje te mire prej tyre…

    1. Ilir Meta s’ka perse dhe ne asnje menyre nuk duhet te jape doreheqjen. I teket njerit te shpife apo te sajoje ndonje gje dhe o burra te kerkojme doreheqjen e Kryetarit te Kuvendit. Ku eshte pare dhe degjuar nje gje e tille? Vetem ne Shqiperi ndodhin çudira te tilla!

      Marashi nga Puka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button