☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Bylykbashi: Zgjedhjet, paralel me drejtësinë

Partia Demokratike qartëson qëndrimin e saj lidhur me kushtëzimin e vazhdimit të reformës në drejtësi me reformën në sistemin zgjedhor.
Deputeti Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Top Channel deklaroi se të dy proceset duhet të ecin paralelisht.
Bylykbashi, pohoi se duhet të aplikohet domosdoshmërisht votimi elektronik si garanci për mos manipulimin e procesit.
“Është e mundur që për herë të parë për vitin 2017 ne të kemi për herë të parë një sistem që do të mundësojë identifikimin biometrik të zgjedhjeve, pra pa nevojën e një karte që blihet dhe do të mundësojë votimin elektronik dhe nxjerrjen e rezultateve menjëherë nga qendra pa patur nevojë për ato procese të zgjatura dhe të lodhshme”, thotë Bylykbashi.
A është kusht për zgjedhjet votimi elektronik?
“Vërtet është një kusht. Pa të është e pamundur që ne të kemi një ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor”, thotë deputeti Bylykbashi.
Por a është ky votim një kusht për të penguar reformën në drejtësi nga ana e opozitës?
“Votimi elektronik është thelbësor për suksesin e reformës zgjedhore, ndërsa reforma zgjedhore është e lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi. Sa më mirë të ecim në të dyja krahët, aq më shpejt i mbyllim që të gjitha”, thotë Bylykbashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.