☁️
Tiranë 7°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,447 ▲ +1.87% ETH $1,670 ▲ +1.5% XRP $0.9473 ▲ +1.06% SOL $72.2700 ▲ +2.55%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Byroja për Verifikimin e Pasurisë do ketë 60 punëtorë, pritet të funksionalizohet vitin tjetër

Funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme pritet të marr nga 6 muaj deri në 1 vit. Nga Ministria e Drejtësisë kanë folur për hapat që do zbatohen pas hyrjes në fuqi të ligjit, pas dekretimit nga presidentja.

I nisur në vitin 2026, Ligji për Byronë Shtetërore për procedurën e verifikimit dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme tashmë ka marr vulën e presidentes së Kosovës, që i hap rrugë hapave tutje për funksionalizimin e këtij mekanizmi.

Javën e ardhshme ky ligj hyn në fuqi për çka edhe nisin procedurat për krijimin e komisionit mbikqyrës që do kujdeset për të ndërmarr veprimet që parashihen me këtë ligj.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni në një intervistë për Dukagjinin ka thënë se janë 10 hapa që nisin së zbatuari me hyrjen në fuqi të ligjit.

“Si hap i parë është themelimi i komisionit mbikqyrës pastaj përzgjedhja e drejtorit pastaj është hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore që derivojnë nga ligji janë katër akte nënligjore por po ashtu procedurat e pastaj të rekrutimit të punonjësve, planifikohet diku që byroja të ketë mbi apo 60 punonjës dhe deri tek funksionalizimi i plotë i byrosë”, ka deklaruar Genc Nimoni – Zv.ministër i Drejtësisë.

Nimoni tek thotë se presin që ky mekanizëm të ndikojë në zbardhjen e rasteve të korrupsionit, tregon se kur mund të jetë i kompletuar dhe të nis verifikimin e pasurive që është në shpërputhje me të ardhurat.

“Nëse i marrim edhe afatet kohore dmth që parashihen me ligj, funksionalizimi i plotë i byros merr kohë 6 muaj deri në një vit maksimum… Kuvendi është përgjegjës që të fillojë procedurat për themelimin e komisionit. Do ketë 5 anëtarë 3 do përzgjedhen nga Kuvendi me procedurë të paraparë me ligj dhe 2 të tjerë janë automatikisht që është drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit dhe i NJFI-së”, ka theksuar Nimoni.

Ministria e Drejtësisë ishte sponzorisuese e këtij ligji i cili u shfuqizua dy herë nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të kontestimit të tij.

Byroja ka për qëllim të identifikoj, verifikoj dhe inicoj konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga zyrtarët publikë dhe palët e treta të ndërlidhura me ta, dhe përfshinë periudhen nga data 17 shkurt 2008 e tutje dhe deri në pesë vjet pas përfundimit të funksionit të një zyrtari publik./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.