Europa

Cameron: NATO duhet të jetë më reaktive përballë Rusisë

David-CameronNATO duhet të rishikojë marrëdhënien afatgjatë me Rusinë dhe të riforcojë kapacitetin e saj për të reaguar më shpejt ndaj çdo kërcënimi, konfirmoi sot kryeministri britanik, David Cameron.
”Është e nevojshme që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të mbajë një prani mbrojtëse të fuqishme në Evropën Lindore”, shkruan Cameron në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Anders Fogh Rasmussen dhe drejtuesve të 27 vendeve të tjera anëtare.
NATO duhet të riforcojë trupat speciale, në tokë, në ajër dhe në det”, nënvizoi ai në këtë letër të bërë publike nga kabineti i tij.
Cameron theksoi se dëshiron të përdorë samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në Newport, në Wells, për të vendosur një politikë më të ashpër kundër Moskës me qëllim për t’i treguar vendeve anëtare të NATO-s se nuk duhet të frikësohen.
“Në vitin 2014, bota është më e paparashikueshme se kurrë dhe ne ndodhemi në një moment tjetër të kthesës në historinë e aleancës”, konfirmoi Cameron.
“Në Afganistan misioni ynë ka prekur fundin. Në lindje, Rusia ka thyer rregullat e lojës me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe destabilizimin agresiv të Ukrainës”, theksoi ai.
“Në Jug, një hark paqëndrueshmërie shtrihet në Afrikën e Veriut, nga Saheli në Siri, Irak dhe Lindjen e Mesme”, shtoi ai.
”Edhe pse NATO ka kërkuar gjithmonë të jetë një partner i Rusisë, jo një kërcënim, është e qartë që Rusia e shikon NATO-n si kundërshtar”, sipas Cameron duke nënvizuar “ne duhet… të rishikojmë marrëdhënien afatgjatë me Rusinë”.
NATO duhet të bjerë dakord për masa afatgjata për riforcimin e kapacitetit tonë për të reaguar sa më shpejt për kërcënimet dhe për garantuar aleatët tanë që tremben për sigurinë e tyre dhe për të dekurajuar çdo agresion rus”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button