🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,743 ▲0.19%
DOW 53,781 ▼0.02%
NASDAQ 26,548 ▲0.39%
NAFTA 83.19 ▼0.01%
ARI 4,485 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,508 ▼ -0.34% ETH $1,895 ▲ +1.27% XRP $1.0118 ▲ +0.82% SOL $75.7700 ▲ +0.8%
S&P 500 7,743 ▲0.19 % DOW 53,781 ▼0.02 % NASDAQ 26,548 ▲0.39 % NAFTA 83.19 ▼0.01 % ARI 4,485 ▲1 % S&P 500 7,743 ▲0.19 % DOW 53,781 ▼0.02 % NASDAQ 26,548 ▲0.39 % NAFTA 83.19 ▼0.01 % ARI 4,485 ▲1 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Cana: Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit në Shkup

Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointensinale për shkak të pirjes së ujit të pijshëm në Shkup. Kështu sot u përgjigj drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, doktor Fadil Cana, në pyetjen e gazetarëve nëse është e vërtetë, siç është shkruar në rrjetet sociale, se ka pasur pacientë me probleme shëndetësore për shkak të ujit të pijshëm në Shkup.

“Ajo që mund të them si drejtor i Klinikës Infektive është se në klinikë nuk kemi të dhëna se ndonjë pacient ka pasur shqetësime gastrointestinale të shkaktuara nga uji, kjo, sipas procedurës diagnostikuese, do të duhej të raportohej. Për momentin kemi një rritje normale të numrit të pacientëve, duke pasur parasysh temperaturat e larta.

Numri është rritur, por nuk është mbi normalen krahasuar me vitet e mëparshme, është brenda rritjes së pritshme. Pra, nuk kemi të dhëna se dikush ka pasur shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit, pra nga pirja e ujit”, theksoi Cana.

Drejtori i Klinikës Infektive u përgjigj në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë, ku informoi për gjendjen me ethet e Nilit perëndimor në vend, në klinikë, numrin e të prekurve dhe sa persona kanë pasqyrë të rëndë klinike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.