roze
Candice tregon barkun
Në shtator do të lindë fëmijën e parë dhe modelja e famshme e “Victoria’s Secret” është duke numëruar ditët tashmë.
Por kjo nuk e ka ndalur Candice Swanepoel që të ndajë me 9.3 milionë ndjekësit e vet në Instagram foto e barkut të fryrë tashmë.
Këtë herë, bukuroshja zgjodhi që këtë ta bëjë në bardhezi, ndërsa më parë postoi një seri fotosh me ngjyra me mbishkrimin: “Natyra nuk nxiton”.
Ky është fëmija i parë i modeles së famshme dhe frut i romancës së saj me Hermann Nicoli.