Ekonomia
Cani komandon zv/ministren Irena Beqiraj në postin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, komandon zv/ministren Irena Beqiraj në postin e Drejtores së Përgjthshme të Doganave.
Kjo u bë e ditur gjatë konferencës për shtyp të ministrit Cani të shtunën në ambjentet e Ministrisë së Financave. Komandimi i Beqirajt në këtë post erdhi një ditë pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit, pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.
Ministri Cani vlerësoi si të mrekullueshëm bashkëpunuimin me Elisa Spiropalin përgjatë një viti e gjysëm në krye të Administratës Doganore. Beqiraj do të mbajë edhe postin e zv/ministrit të Financave.