Ekonomia

Cani: Mbështesim shtresat në nevojë

Ministri-i-Financave-Shkelqim-Cani-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të enjten se fondet për kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin heqja e fashes se energjisë elektrike per punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë jane planifikuar në buxhetin e vitit 2015.

Duke folur në Kuvend teksa po diskutohej pr/ligji për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve, Cani tha se shtesa e pensionit është planifikuar në buxhet dhe se ato para që do të shkojnë tek kjo kategori, janë më të merituarat.
Po ashtu, ministri Cani u shpreh se është në filozofinë e kësaj qeverie mbështejta e shtresës në nevojë dhe shtresave të veçanta, gjë e cila, theksoi ministri Cani është e pasqyruar në p/buxhetin e vitit 2015.
Sipas tij, do të bëhet kompensimi i plotë i heqjes së fashës së energjisë elektrike. Ve]oria është, sqaroi ai ndryshe nga vitet e tjera nuk subvencionohet vetëm fasha prej 200 kV, por subvencioni do të jetë për 300 kV.
Ministri Cani, duke folur si deputet i zonës së Bulqizës, i bëri apel biznesit të rrisin sigurinë në punë dhe të përmirësojnë kushtet e punës. Ai tha se qeveria do të angazhohet me reforma dhe masa konkrete për këtë kategori.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri tha sot në parlament se ulja me pesë vjet e moshës së minatorëve është adresimi i duhur për një profesion të vështirë. “Puna në minierë është e vështirë në çdo vend të botës, pasi ka aksidente, madje shoqërohet dhe me vdekje. Pr/ligji është i duhuri, jemi krenar që po bëhet realitet”, tha ai. Ministri i Energjikës theksoi se në minierat në vend janë kryer 613 inspektime, të cilat kanë për qëllim evidentimin e kushteve të punës në to.

Në seancën e ditës së sotme të Parlamentit po diskutohet projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”. Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, parashikon uljen e moshës së daljes në pension në 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht, për minatorët e nëntokës.

Ulja e moshës së daljes në pension përmbush kështu kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet e vështira të punës në këtë sektor. Sipas projektligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë.

Referuar kushteve për pension, sipas këtij projektligji dhe bazuar në numrin aktual të të punësuarve në miniera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja e moshës të arrijë në 3.840 vetë. Personat që do të trajtohen sipas këtij projektligji, përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga heqja e fashes se energjisë elektrike etj, ashtu si edhe personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie. Në total, efekti financiar vjetor për 3.840 përfitues, arrin në 793 milion lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button