Teuta nuk ndalet, “fundos” Skënderbeun
Teuta nuk ndalet, arrin fitoren e pestë radhazi në “Abissnet Superiore” duke mposhtur Skënderbeun në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Në këtë javë të 6-të të kampionatit, skuadra durrsake e nisi vrullshëm sfidën dhe arriti të shënojë me anë të Kallakut nga pika e 11-metërshit pasi ishte mbushur çerek ore lojë. Më pas Pedro mendoi pë dyfishimin e rezultatin me një gjuajtje me kokë brenda zonës.
Në pjesën e dytë skuadra korçare kishte të drejtën e një 11-metërshi, por Bismark u ndal nga portieri. Topi përfundoi në këmbët e Zenullarit, i cili shënoi, por goli u anulua pasi lojtari ishte futur në zonë para se të gjuhej penalltia.
Në 20 minutat e fundit të takimit skuadra durrsake mbeti me një lojtar më pak, Boci u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes.
Teuta triumfon 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve, Skënderbeu mbetet me 3 pikë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.