Kosova

Digjet makina e kreut të grupit parlamentar të LDK-së

Makina e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, është djegur mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30, në rrugën “Sulejman Vokshi” në Prishtinë, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së tipit “VË Passat” me ngjyrë të zezë.

Lajmi u konfirmua edhe nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti, e cila tha se njësitë policore janë duke hetuar rastin.

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Beqiri e ka cilësuar këtë akt kriminal, duke shtuar se, pa drejtuar gishtin nga askush, nuk është vështirë të dihen autorët dhe urdhëruesit e këtyre akteve të vazhdueshme, që po shkaktojnë rrezik edhe për qytetarët.

Beqiri tha se është tashmë ka ardhur koha, kur duhet gjetur autorët, në mënyrë që kjo të mos përsëritet më, duke i cilësuar këto si akte të patolerueshme.

Makina e djegur – sipas Beqirit, – është pronë e LDK-së dhe ishte në shërbim të grupit parlamentar të kësaj partie, respektivisht kryetarit të tij.

Ditë më parë është djegur edhe makina e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button