Politika

Spiropali: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sot pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta dhe deklaratave të tij për zgjedhje të përgjithshme parlamentare në 13 tetor dhe për zgjedhje për presidentin.

“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, shkruan Spiropali, duke shpërndarë edhe një foto të Presidentit Meta gjatë konferencës.

Presidenti Meta propozoi sot për zgjidhjen e krizës politike që më 13 tetor të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme parlamentare dhe për presidentin.

Ai kritikoi ashpër ambasadorët e huaj si dhe reformën në drejtësi, duke thënë se nuk do të lejojë njeri të shkelë mbi Kushtetutën e vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button