MaqedoniaRajoni

Çavuşoğlu: Turqia mbështetje të plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij ofron mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, shefi i diplomacisë turke theksoi rëndësinë e çështjes së zgjerimit të aleancës në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Bruksel.

“Turqia ofron mbështetje të plotë veçanërisht për integrimin e Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Gjeorgjisë në NATO. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës në këtë pikë”, tha Çavuşoğlu.

Ndryshe, samiti i NATO-s organizohet më 11 dhe 12 korrik, ku kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka theksuar se vendi i tij pritet të marrë ftesë për anëtarësim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button