Ekonomia

Çela: Falja e faturave aforfe, një veprim plotësisht ligjor

Drejtori i OSHE-së, Adrian Çela deklaroi të hënën se qeveria po përgatit një anulim  të faturave aforfe plotësisht ligjor, për një tjetër kategori konsumatorësh të ngarkuar padrejtësisht nga e shkuara. Gjatë një konference për shtyp Çela shpjegoi se 53 mijë e 900 konsumatorëve që iu anuluan faturat nuk kanë paguar asnjë detyrim.

Administratori-i-OSHEE-Adrian-ÇelaDuke reaguar ndaj deklaratave të partisë Demokratike e cila akuzoi OSHE, Çela tha se “është shumë e shëmtuar që kush e zhyti 1 miliard dollarë borxh kompaninë, sot lufton përditë për të mos e lënë të rimëkëmbet”. Sipas Çelës, kamatë vonesat nuk i prodhoi kompania, por politika e qeverisë së shkuar që e ktheu pasurinë kombëtare të energjisë në një mall pa zot. Kreu i OSHEE-së, i bëri thirrje qytetarëve të nxitojnë të përfitojnëi deri më 28 shkurt nga oferta e kompanisë për uljen 80 përqind të kamatë-vonesës duke paguar menjëherë borxhin.

Partia Demokratike, përmes deputetit Edmond Spaho i kërkoi qeverisë të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e qytetarëve për faturat afrofe dhe mbifaturimet, e të mos bëjë selektime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button