Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,394 ▲ +0.12% ETH $2,538 ▲ +3.06% XRP $1.3650 ▲ +0.62% SOL $102.7600 ▲ +2.61%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Çelet gara për rikthimin e trenit në Tiranë

Hekurudha Shqiptare ka hapur procedurën e tenderit për ndërtimin e segmentit hekurudhor Terminali i Transportit Publik-Stacioni i Trenit Tiranë, një projekt që synon rikthimin e transportit hekurudhor në zemër të kryeqytetit. Fondi limit i procedurës është 1.5 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 15.7 milionë euro. Segmenti prej 4 kilometrash do të shërbejë si zgjatim i linjës Durrës-Tiranë.

“Pikërisht në këtë zonë, ku dikur ndodhej stacioni i vjetër i trenit në Tiranë, pritet të rikthehet lëvizja hekurudhore drejt kryeqytetit. Projekti i ri parashikon ndërtimin e një segmenti 4 kilometra të gjatë që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik me rrjetin hekurudhor Durrës-Tiranë. Ndërhyrja përfshin trasenë e re, nënkalime, sinjalistikë dhe sisteme moderne të transportit. Një projekt që synon ta rikthejë trenin si pjesë funksionale të transportit urban”, raporton gazetarja e Tv Klan, Valbona Lilaj.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompanitë pjesëmarrëse duhet të kenë eksperiencë në projekte infrastrukturore dhe staf të specializuar për zbatimin e punimeve. Projekti parashikon edhe ndërhyrje në rrjetin urban, sistemet elektrike, kullimin e ujërave dhe infrastrukturën ndihmëse.

“Projekti duhet të jetë i koordinuar me planet urbane, rrjetin rrugor, shërbimet publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Tiranës. Licenca garanton që projekti hartohet dhe zbatohet nga specialistë të kualifikuar, duke respektuar standardet teknike, ligjore dhe mjedisore”.

Punimet janë planifikuar të zgjasin dy vite dhe konsiderohen pjesë e projektit për modernizimin e transportit hekurudhor dhe integrimin e tij me transportin publik urban në Tiranë.

“Projekti përfshin projektimin dhe rregullimin e rrugëve lokale, rrugëve urbane dytësore dhe rrugëve interurbane dytësore që ndërveprojnë me linjën hekurudhore. Këto rrugë janë të domosdoshme për funksionimin normal të linjës dhe menaxhimin e trafikut gjatë dhe pas ndërtimit”.

Me çeljen e kësaj gare, projekti për rikthimin e trenit në Tiranë hyn në një fazë konkrete zbatimi, ndërsa synimi mbetet krijimi i një sistemi transporti më të shpejtë, të integruar dhe funksional për kryeqytetin.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.