☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Çelet panairi me produktet e 33 startup-eve nga Shqipëria dhe Kosova

Një panair i një lloji të veçantë është çelur mbrëmjen e së dielës në mjediset e Piramidës në Tiranë. Janë 33 nisma të reja biznesi(StartUp) nga Shqipëria dhe Kosova të cilat kanë ekspozuar produktet e tyre në këtë panair, i cili do të qëndrojë hapur në datat 14 – 16 maj.

Panairi mbarëkombëtar është organizuar në kuadër të Javës së Inovacionit 2017 nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Innovation Hub Tirana.  Në ceremoninë e çeljes së Panairit janë prezantuar disa prej startup-eve më të suksesshme, të cilat tashmë kanë hedhur hapat e parë drejt shndërrimit të biznese të suksesshme dhe fitimprurëse.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ju përfaqësoni pjesën më dinamike dhe më aktive të shoqërisë. Aftësoheni vetë, përparoni vetë dhe nëse ne mund t’ju japim një shtysë të vogël për t’ju ndihmuar siç është ky rast promovimi, apo siç është rasti i startup-it që do të përfaqësojë gjithë trevat tona në Singapor, në kompeticionin botëror, na vjen shumë mirë”, ju është drejtuar ministrja Milena Harito pjesëmarrësve në panair, duke marrë fjalën në ceremoninë e zhvilluar.

Ministrja e Inovacionit është ndalur më pas në nevojën e zgjerimit të tregut të përbashkët, Shqipëri-Kosovë, çka do të rriste shanset për zhvillim në fushën e startup-eve, por edhe më gjerë. “Secili nga ju që operon në këtë sektor, e di mirë që jemi një treg i vogël dhe duhet patjetër ta zgjerojmë tregun tonë. Vetëm duke bashkëpunuar për një treg më të gjerë, për një treg Shqipëri- Kosovë, për një treg rajonal, për të gjithë ju do të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi”, ka thënë ministrja Harito.

Gjatë tre ditëve të panairit përfaqësuesit e startup-eve do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit në fusha të ndryshme si arsim, turizëm, shëndetësi, marketing dhe promocion, art dhe kreativitet, media e komunikim, arkitekturë e transport etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.