☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.28 ▲2.23%
ARI 4,390 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,556 ▲ +0.38% ETH $2,506 ▼ -0.66% XRP $1.3628 ▼ -0.23% SOL $100.8700 ▼ -0.96%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.28 ▲2.23 % ARI 4,390 ▼0.43 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.28 ▲2.23 % ARI 4,390 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Centrali fotovoltaik lundrues mbi HEC Banjë, Statkraft merr licencën me afat 25 vjet nga ERE

Enti Rregullator i Energjisë i ka dhënë kompanisë Statkraft Renewables Albania një licencë me afat 25 vjet, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovolktaik lundrues mbi rezervuarin e HEC Banja. Në një vendim të pak ditëve më parë, ERE nënvizoi se dokumentacioni i dorëzuar nga kompania ishte i plotësuar, por kërkesa për licencë 30-vjeçare nuk mund të plotësohej në kushtet kur sipas studimit të fizibilitetit, jetëgjatësia e paneleve është 25 vjet.

“ERE në zbatim të nenit 38 të Ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe nenit 5 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, nuk mund të japë për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike një licencë me afat më të gjatë se 30 vjet.

Nga studimi i fizibilitetit të hartuar për Centralin fotovoltaik lundrues të Shoqërisë “Statkraft Reneëables Albania” sh.p.k. rezulton se jetëgjatësia e një paneli nuk shkon më tepër se 25 vjet” thuhet në vendim, duke argumentuar kohëzgjatjen e licencës.

Centrali fotovoltaik mbi HEC-in e Banjës do të ketë kapacitet të instaluar 2MW dhe do të ndërtohet me kosto rreth 2.5 milionë euro. Kompania Statkraft ka nënshkruar një kontratë me një tjetër kompani norvegjeze siç është Ocean Sun, për të aplikuar teknologjinë e tyre invoative lidhur me ndërtimin e parkut lundrues.

“Po shohim me interes një kompani dhe një tjetër teknologji, që do ta bëjë në një mënyrë tjetër këtë projekt. Shpresojmë të përdorim formatin e një ferme peshku, që është goxha i përdorur në Norvegji dhe vende të tjera. Ideja është të vendosim membranën brenda një formati që përdoret për rezervuarët e peshkut dhe mbi të, të vendosim panelin.

Kjo teknologji është testuar dhe duket se po funksionon. Nëse do të rezultojë e suksesshme, me kalimin e kohës ne presim që kjo teknologji të jetë më konkurruese në raport me teknologjinë ekzistuese për panelet lundruese. Synojmë gjetjen e alternativave që na japin avantazh konkurrues.

Kemi shpresë që nëse teknologjia që kemi përzgjedhur do të rezultojë e suksesshme, të mund ta aplikojmë në shkallë më të gjerë në vende të ndryshme. Në vende ku ka potencial për energjinë diellore, kompanitë po gjejnë mënyra për t’i kombinuar hidron dhe diellin, për një menaxhim më të mirë të energjisë” do të shprehej vitin e shkuar Tom Kristian Larsen, Drejtori Menaxherial i Devoll Hydropower në një intervistë për Monitor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.