Kronika

“Frroku”, Tahiri: Policia ka zbatuar detyrat

Policia ka zbatuar detyrat lidhur me arrestimin e Arben Frrokut në Holandë. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në ceremoninë e organizuar për Ditën e Dëshmorëve në Akademinë e Sigurisë.

“Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marr vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misioni i ekspertizës në Shqipëri ka hetuar në mënyrë të pavarur, dje është bërë raporti dhe i është dorëzuar të gjithë partnerëve. Policia e shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit”, theksoi ministri Tahiri.

Ai vuri theksin në miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. “Përtej kësaj theksoj më e rëndësishme se gjithçka tjetër është reforma në drejtësi. Do të bëjmë shumë më shumë për të garantuar siguri dhe për të bërë gjithçka është e mundur që qytetarët shqitparë të jetojnë në një vend shumë më të sigurtë e shumë më të drejtë”, tha më tej Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button