☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.28 ▲0%
ARI 4,849 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,345 ▼ -0.08% ETH $2,332 ▼ -1.44% XRP $1.3593 ▼ -0.39% SOL $83.5500 ▼ -2.51%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.28 ▲0 % ARI 4,849 ▼0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.28 ▲0 % ARI 4,849 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Europa

Ç’është Pegida?

Grupi me drejtim ksenofob Pegida demonstron kundër “islamizimit të Perëndimit” dhe ka gjithnjë e më shumë pasues.

“Evropianët patriotë kundër islamizimit të Perëndimit” e shprehin frikën e tyre që në emër. Që nga mesi i tetorit ky grup demonstron çdo të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e saksonisë Drezden kundër çdo gjëje, që konsiderohet si islamike, abuzim i azilit, apo kërcënim i kulturës gjermane. Shqetësimet e veta ky grup i paraqet përmes parullash jo haptas raciste, por me parulla të tilla si “pa dhunë dhe të bashkuar kundër luftërave fetare në tokën gjermane”. Protestuesve nuk u lejohet prej organizatorëve që të flasin me shtypin. Vëmendje në gjithë Gjermaninë ata tërhoqën me marshimet e protestës për nga madhësia e tyre: Fillimisht në to kishte vetëm disa qindra protestues, kurse në fillim të dhjetorit policia e numëroi 7500 pjesëmarrës.

A ka radikalë të djathtë pas kësaj lëvizjeje?

Me sa duket jo. Sipas Zyrës Kulturore të Saksonisë, e cila vëren skenën neonaziste të landit në organizimin e demonstratave, nuk ka pasur të përfshirë ekstremistë të djathtë. Në organizim kanë marrë pjesë qytetarët, që më parë kanë qenë politikisht e shumta si anëtarë të partisë liberale FDP. Organizatorët madje distancohen shprehimisht nga ekstremizmi i djathtë. Megjithatë në demonstrata marrin pjesë shumë neonazistë. Nismëtari i Pegidas Lutz Bachmann tha për gazetën “Sächsische Zeitung” se sipas legjislacionit gjerman ai nuk lejohet t’i mohojë dikujt të drejtën për të marrë pjesë, por nuk dha sqarime, nëse kjo pjesëmarrje e neonazistëve e shqetëson.

Kush i organizon demonstratat?

Sipas njoftimeve të lëvizjes, për përmbajtjen e veprimtarive të Pegidas vendos një “grup prej 12 vetësh”. Grupi planifikon të regjistrohet si shoqatë. Pjesëtarët thonë se janë lidhur me njëri-tjetrin përmes Facebook-ut. Hapur nëpër mitingje flet deri tani Lutz Bachmann. Ai ka një agjenci për fotografi dhe PR. Ai nuk pranoi të japë intervistë për DW. Bachmann kërkon “politikë të tolerancës zero kundër emigrantëve, që kryejnë vepra penale”. Sipas Sächsische Zeitung ai vetë është aktualisht i dënuar me kusht për tregti me lëndë narkotike dhe është dënuar po ashtu edhe për vjedhje, nxitje për padi të gabuara, plagosje dhe disa vepra të tjera.

A mund të ketë koncepti sukses në vende të tjera?

Të paktën kështu spekulohet: në shumë qytete janë krijuar grupe në Facebook sipas modelit Pegida. Ato mund të kenë edhe potencial, sepse sipas studimeve rreth një e katërta e popullsisë gjermane është e hapur ndaj ideve populiste të djathta. Por ndryshe nga Britania e Madhe apo Franca, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të gatshëm për të votuar për partitë të tilla, ose për të dalë në rrugë. Mundësia e mobilizimit të grupeve të tilla në qytete të tjera varet nga dy faktorë, mendon Alexander Häusler, studiues pranë Qendrës për neonazmin në Gjermani: “Nga krijimi së pari i imazhit publik që kjo lëvizje nuk del hapur si radikale e djathtë dhe së dyti duhet një strukturë organizative, që mund të kombinojë në të ardhmen protestat nga konteksti lokal në Drezden.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.