🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.06 ▲2.73%
ARI 4,459 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,550 ▼ -4.24% ETH $1,992 ▼ -4.19% XRP $1.3368 ▼ -2.81% SOL $83.3000 ▼ -5.17%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Çështja “Beleri”, Rama gjen “zgjidhjen” te largimi i Jorgo Goros

Kryeministri Rama thotë se ka gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar me çështjen “Beleri”, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës së Posaçme.

Sipas Ramës, dalja nga ky ngërç bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës. Kjo mund të arrihet përmes dorëheqjes së kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.”,thotë Rama.

Përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës i njëjti vendim i Gjykatës së Posaçme, të cilit i referohet Kryeministri, nënvizon gjithashtu se për të garantuar funksionimin e Bashkisë së Himarës, në kushtet kur ajo mbetet pa kryetar, drejtimi i saj mund të merret nga pushteti qendror nëpërmjet praktikave evropiane.

“Gjatë gjykimit, ankuesi Dhionisios Alfred Beleri parashtroi se, në anën e mosdhënies së lejes së veçantë për të kryer betimin nga ana e gjykatës do të mundësohej që drejtimi i Bashkisë Himarë të vijojë të bëhet nga kandidati humbës në zgjedhjet vendore të zhvilluara në datën 14 maj 2023.

Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerëson se nuk është detyrë e kësaj gjykate gjetja e mënyrave për sigurimin e funksionalitetit të qeverisjes në Bashkinë Himarë, por vlen të theksohet se nga një analizë e modeleve të legjislacioneve evropiane, si për shembull: Spanjë, Itali, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, përfshirë edhe Shqipërinë, në situatat ku qeveria lokale për shkaqe të caktuara konsiderohet e paaftë për të përmbushur detyrat e saj, administrimi i përkohshëm i qeverisjes lokale mund të kryhet nga ana e qeverisë qendrore.

I takon qeverisjes qendrore, që bazuar në parimin e përgjegjësisë për të siguruar qeverisjen efektive, ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për shërbime publike të qëndrueshme, të marrë masa, konform kuadrit ligjor dhe modeleve më të mira evropiane, për gjetjen e zgjidhjes.”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e gjykatës në vendimin ndaj Fredi Belerit.

Në këtë rast, mund të ishte prefekti i Qarkut Vlorë, njeriu që mund të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës, deri në betimin e Fredi Belerit, apo përfundimin e procesit gjyqësor ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.