🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.89 ▲2.68%
ARI 4,178 ▼3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,437 ▼ -1.81% ETH $2,683 ▼ -1.12% XRP $1.5187 ▼ -1.51% SOL $119.7500 ▼ -3.38%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.89 ▲2.68 % ARI 4,178 ▼3.31 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.89 ▲2.68 % ARI 4,178 ▼3.31 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Çështja e presidentit, Lushaku-Sadriu: Jemi të gatshëm të japim kontribut

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar pas përfundimit të seancës së Kuvendit se partia e saj mbetet e gatshme të kontribuojë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ajo tha se shmangia e zgjedhjeve të reja është e rëndësishme për LDK-në, por theksoi se për këtë nevojitet vullneti i të gjitha partive politike.

“Do të jemi me vullnetin maksimal që t’i konkretizojmë hapat që të kemi zgjidhje për secilin problem, që institucionet të funksionojnë. Si parti kemi thënë që është e rëndësishme t’i shmangim zgjedhjet, por kjo kërkon vullnetin e të gjitha partive”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo theksoi se LDK-ja nuk ka marrë qëndrim pro apo kundër ndonjë kandidati konkret për president, por është e gatshme të kontribuojë në këtë proces.

“Ne nuk jemi në situatë që mund të themi që jemi pro ose kundër një kandidati. Por jemi të gatshëm që të kontribuojmë për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ajo.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja ka marrë pjesë edhe në bisedimet politike për këtë çështje, me synimin që Kosova të ketë institucione funksionale.

Duke folur për Deklaratën e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, ajo vlerësoi përfshirjen e komenteve të të gjitha partive politike në tekst.

“Dëshirojmë të kontribuojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe me liri. Të funksionojë në institucionet e saj të pavarura. Është e rëndësishme që të jemi në ballë të detyrës”, tha ajo.

Sa i përket projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja, Lushaku-Sadriu tha se duhet të shqyrtohen të gjitha procedurat ligjore para se të merret qëndrim për të. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.