⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▼0.54%
DOW 51,470 ▼0.69%
NASDAQ 26,913 ▼0.57%
NAFTA 94.33 ▲2.08%
ARI 4,173 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,728 ▼ -1.36% ETH $2,696 ▼ -0.34% XRP $1.5289 ▲ +0.12% SOL $120.2200 ▼ -2.21%
S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,470 ▼0.69 % NASDAQ 26,913 ▼0.57 % NAFTA 94.33 ▲2.08 % ARI 4,173 ▼3.43 % S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,470 ▼0.69 % NASDAQ 26,913 ▼0.57 % NAFTA 94.33 ▲2.08 % ARI 4,173 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Oferta e pretenduar e Trumpit për armë ndaj Kinës shkakton pikëpyetje

PEKIN, 28 shtator /ATSHDPA/ – Kina nuk pranoi të komentojë sot një deklaratë të ambasadorit amerikan në Kinë, David Perdue, sipas të cilit presidenti amerikan Donald Trump e kishte pyetur presidentin kinez Xi Jinping nëse Pekini do të ishte i interesuar të blinte armë nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se Kina po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse bazuar në nevojat e veta.

Ai theksoi gjithashtu se Pekini është i angazhuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

Deklarata e tij erdhi pasi ambasadori amerikan Perdue tha në një intervistë për Fox News se presidenti Trump i kishte bërë të qartë Xi-së se Shtetet e Bashkuara u shesin armë vendeve në të gjithë botën.

“Në një moment, ai e pyeti presidentin Xi nëse do të donte të blinte disa”, tha Perdue, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me shitjet amerikane të armëve për Tajvanin.

Mbështetja ushtarake amerikane për Tajvanin ka qenë prej kohësh një burim tensioni me Pekinin.

Kina e konsideron ishullin e vetëqeverisur pjesë të territorit të saj dhe ka kërcënuar se mund ta marrë nën kontroll edhe me forcë.

Perdue nuk sqaroi se kur presidentii Trump dyshohet se e bëri këtë pyetje dhe as se si reagoi Xi Jinping.

Pas transmetimit të intervistës, zyrtarë të qeverisë amerikane i thanë “Wall Street Journal” se Uashingtoni nuk kishte plane për t’i shitur armë Kinës.

Një prej burimeve tha se një marrëveshje e tillë do të ishte e pamundur nga pikëpamja ligjore.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu nuk sqaruan nëse pyetja e pretenduar u bë gjatë vizitës së Xi Jinping në Uashington javën e kaluar apo gjatë bisedimeve të mëparshme.

Një shitje armësh amerikane ndaj Pekinit do të mund të shkaktonte shqetësim edhe te aleatët e SHBA-së, veçanërisht në Azinë Lindore, ku disa vende që përballen me presion nga Kina marrin mbështetje ushtarake nga Uashingtoni.

Tajvani është shembulli më i rëndësishëm.

Perdue përsëriti gjithashtu qëndrimin e Uashingtonit për çështjen e Tajvanit; SHBA nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit, por as përdorimin e forcës ose detyrimit ndaj tij. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.