🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

CEZ, dëshmon kreu i KLSH-së; PS: Dëshmia e pavlefshme, s’kishte kuorum

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dëshmoi në Komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga opozita, në lidhje me rimarrjen në pronësi të shtetit shqiptar të kompanisë “CEZ Shpërndarje” në vitin 2014.

Mazhoranca nuk ishte e pranishme dhe kuorumi nuk u përmbush, por ky fakt nuk e pengoi kryetarin e komisionit, demokratin Edmond Spaho, që të vazhdonte me marrjen e dëshmisë.

Zoti Leskaj i qëndroi raportit të KLSH-së, i cili flet për një dëm prej rreth 480 milionë eurosh, që ka pësuar shteti shqiptar nga marrëveshja me çekët, si dhe kërkesës për ndjekje penale ndaj ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.

Ai shtoi se, pushimi nga Prokuroria i hetimeve për këtë dosje në gjykimin e tij është bërë pa marrë parasysh faktet dhe çështja është apeluar në Gjykatën e Lartë nga KLSH.

“Nga ana jonë si KLSH u audituan procedurat, negociatat e ndjekura, strategjia e përpiluar nga grupi i punës, e jo vendimi politik i Qeverisë apo marrëveshja e ratifikuar në Parlament”, u shpreh Leskaj.

Për mungesën e kuorumit ka reaguar Partia Socialiste, e cila e quajti dëshminë e Bujar Leskajt të pavlefshme.

“Një mbledhje e tillë kaq e rëndësishme zhvillohet në kundërshtim me rregullat dhe për më tepër thirret një përfaqësues institucioni shumë të rëndësishëm të shtetit, i cili jep dëshmi në një mbledhje të paligjshme. Padyshim që dëshmia e tij është nul dhe nuk ka vlerën e provës në hetimin e kësaj çështjeje”, tha Vasilika Hysi, sekretare e komisionit hetimor.

Seanca me kryetarin e KLSH-së do të vazhdojë një ditë tjetër me përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetët demokratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.