☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,598 ▲0.64%
DOW 46,441 ▲0.69%
NASDAQ 21,976 ▲0.98%
NAFTA 88.50 ▼4.17%
ARI 4,546 ▲3.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▲ +1.7% ETH $2,178 ▲ +1.71% XRP $1.4174 ▲ +0.91% SOL $92.4800 ▲ +2.79%
S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,441 ▲0.69 % NASDAQ 21,976 ▲0.98 % NAFTA 88.50 ▼4.17 % ARI 4,546 ▲3.28 % S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,441 ▲0.69 % NASDAQ 21,976 ▲0.98 % NAFTA 88.50 ▼4.17 % ARI 4,546 ▲3.28 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

CEZ falimentoi sistemin energjitik

CEZ-NEGATIV-21_5Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e lanë kompaninë e Shpërndarjes së energjisë elektrike me vlerë negative tregu.

Lajmi zbulohet nga një dokument zyrtar i qeverisë, përkatësisht në relacionin, i cili shoqëron marrëveshjen e mirëkuptimit, që ajo nënshkroi me CEZ, duke i dhënë fund konfliktit.

Ndonëse në dokument, qeveria nuk e ka bërë publike se sa është vlera tregtare e kompanisë së Shpërndarjes, fakti që ajo ka rezultuar negative dëshmon se si u menaxhua kompania nga çekët në 4 vitet e tyre të qëndrimit në Shqipëri.

Kur një kompani rezulton me vlerë

tregtare negative, shuma e të gjitha aseteve të saj, të vlerësuara sipas tregut, nuk mbulon as borxhet që ajo ka ndaj të tjerëve. Kjo do të thotë se Shpërndarja e energjisë, hallka më e rëndësishme e të gjithë sistemit energjitik, aktualisht është e falimentuar.

Sërish qeveria pagoi 95 milionë euro te çekët për ta marrë atë mbrapsht në pronësi shtetërore. Një shumë që, siç zbulohet në relacion, buron nga kreditë që kompania ka marrë nga donatorët, apo bankat tregtare, por edhe detyrimet që ajo kishte ndaj shoqërive satelitë të saj, si “CEZ Albania”, apo “CEZ Trade Abania”.

Qeveria thotë se ka gati një paketë investimesh me 200 milionë dollarë për 4 vitet e ardhshme, që do të financohet nga kreditë e donatorëve, si Banka Botërore, apo dhe institucione të tjera. Por, rimëkëmbja e kompanisë së falimentuar të Shpërndarjes, veç investimeve dhe kapitaleve të reja, do të kërkojë mbi të gjitha përmirësimin e treguesve, që ishin dhe shkaku se pse kapitali i saj shkoi negativ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.