Opinion

Çfarë është saktësisht Perëndimi?

Nga Bradley J.Birzer

Në pjesën më të madhe të Mesdheut të lashtë, Perëndimi ishte vendi i perëndive, i njohur si Ishujt e Bekuar, Mbretëria e Bekuar, ose Atlantida. Plutarku ka shkruar:”Këto quhen Ishujt e Bekuar; shiu atje bie rrallë dhe në mënyrë të moderuar, çka e bën tokën jo vetëm të pasur

për lërim dhe mbjellje, por aq pjellore, sa që prodhon spontanisht një bollëk frutash delikate, të mjaftueshme për të ushqyer banorët, të cilët këtu mund të gëzojnë të gjitha gjërat pa probleme dhe pa punë”.

Edhe egjiptianët, që konsiderohen shpesh si një popull pothuajse tërësisht i ndarë nga fuqitë e tjera perëndimore, besonin se Isis dhe Orisis, përfaqësonin drejtësinë dhe pavdekësinë, që mbretëronin nga sfera e tyre misterioze në Perëndim. Ideja e perëndive që jetojnë në Perëndim, u shfaq aq e forte, sa që Kisha e hershme, pati një periudhë të vështirë për të shpjeguar se si Jezusi erdhi nga Lindja.

Si një mënyrë për të bindur paganët për t’u kthyer në të krishterë, Kisha e përshkroi Krishtin si “oferta e përsosur”, nga “lindja në perëndim”, duke argumentuar se Krishti kishte sovranitet kudo, dhe duke mos preferuar në mënyrë të veçantë as Lindjen dhe as Perëndimin.

Pavarësisht suksesit që mund të kishte Kisha në shpjegimin e kësaj, misteri i Perëndimit i motivonte të gjithë, nga Kolombi, Koronado tek J.R.R.Tolkien. Gjithsesi, askush para shekullit XVI nuk mendonte mbi Perëndimin si një sinonim i Europës.

Latinët e lashtë, e përdornin shpesh termin “Europë” por ajo ishte një ide e lirisë, dhe jo një vend i vërtetë. Termi “Europë”, nuk hyri në modë deri në fillim të shekullit XVI-të, si një mënyrë për të dalluar Europën e krishterë nga Amerika në Perëndim, dhe myslimanët në jug dhe lindje. Që nga viti 893 Pas Krishtit, europianët më të arsimuar, iu referuan botës së tyre thjesht si “Krishterimi” ose “Christiana res publica”.

Për aq sa dihet, Alfred i Madh, ishte i pari që e përdori këtë term, dhe ai e përdorte atë për t’iu referuar njerëzve që i rezistuan vikingëve. Por, shumica e të krishterëve, iu referuan asaj që tani është Europa, si një variant i Mesit të Tokës. Madje të krishterët perëndimorë, nuk mendonin për Kishat Ortodokse si “lindore”, deri në kohën e Kryqëzatave.

Një nga historianët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, Kristofer Dauzën, e mendonte Perëndimin si një traditë, e cila ishte përzier, pothuajse pa dallim në botën klasike me krishterimin. Ai vlen të citohet gjerësisht për këtë pretendim:Kjo traditë, është krejtësisht e ndryshme nga ndikimi i kulturës pagane, e cila vazhdoi të ekzistonte në një formë të nënndërgjegjeshme; pasi ndikoi në ato elementë në shoqërinë e krishterë që ishin më të vetëdijshëm dhe plotësisht të krishterë, si manastiret dhe shkollat ​​episkopale.

Rrjedhimisht, është e pamundur ta studiojmë kulturën e krishterë, pa studiuar edhe kulturën klasike. Shën Augustini, na çon tek Ciceroni, Platoni dhe Plotini. Shën Tomasi, na çon tek Aristoteli. Dante na kthen tek Statiusi dhe Virgjili, dhe kështu me radhë, gjatë gjithë rrjedhës së kulturës perëndimore të krishterë.

E njëjta gjë vlen edhe për të ashtuquajturin krishterim lindor në formën e tij bizantine, edhe pse kjo arrin vetëm në Rusi. Por e njëjta gjë vlen edhe për teologjinë, të paktën për studimin e saj më të avancuar. Literatura e plotë dhe e vjetër teologjike e krishtërimit, si lindor dhe perëndimor, është kaq e mbarsur nga ndikimet e klasicizmit, sa që askush nuk mund të lexojë baballarët grekë dhe latinë, apo madje edhe skolastikët dhe teologët e shekullit XVII, pa një farë njohurie mbi letërsinë dhe filozofinë klasike.

Për Dauzën, letërsia, filozofia dhe teologjia e përcaktonin atë traditë, duke injoruar rolin e politikës dhe kufijtë politikë, ose duke i parë ato në rastin më të mirë, si të një rëndësie dytësore. Nëse ekziston një traditë e Perëndimit – të themi nga Maratona në Vaterlo – atëherë, ndoshta duhet ta pranojmë Betejën e Termopileve (480 P.E.S) si origjinë të saj.

Duke ardhur në fund të luftërave persiane, mbreti i Spartës, Leonidha, dhe 300 burrat e tij frenuan për ditë të tëra gati 100 mijë ushtarë persë. Siç e përshkroi Herodoti:Mbretit persian Kserksi nuk u tërhoq. Ai priti 4 ditë që grekët të tërhiqeshin. Por ku pa ditën e pestë, se ata nuk kishin ikur, mendoi se rezistenca e tyre i fortë ishte thjesht pafytyrësi dhe pakujdesi e tyre.

Ai u tërbua dhe dërgoi kundër tyre Medët dhe Cizianët, me urdhrin për t’i kapur ata të gjallë.

I tradhtuar nga një grek, Leonidha dhe 300 luftëtarët e tij u masakruan, por trashëgimia e tyre mbetet.

Nëse ky ishte fillimi i Perëndimit, Perëndimi lindi përmes në sakrificë, drejtësi dhe rezistencë.

Kur tirani persian kërkoi që Leonidha dhe njerëzit e tij të ulnin armët dhe dorëzoheshin, mbreti Spartan supozohet të ketë thënë:”Molon labe”, që do të thotë ‘eja dhe merri’. Liria, siç e kuptuan të lashtët, nuk kishte atë domethënie që ka për disa sot – se çdo person mund të bëjë atë që i pëlqen, me përjashtim të mos dëmtimit fizik të një personi tjetër.

Përkundrazi, liria nënkuptonte lirinë nga kontrolli i një “mbreti zot”, siç ishte e zakonshme në Lindje. Sakrifica të tilla, nuk kanë qenë të pazakonta në Perëndim. Edhe duke e lënë mënjanë vdekjen e Jezu Krishtit për hir të argumentit, ne kemi shembujt e Sokratit që ekzekutohet në mbrojtjen e së vërtetës; njerëzit e Mark Antonit që vrasin më të madhin e republikanëve romakë, Markus Tulio Ciceronin; numrin e panumërt të dëshmorëve që vdiqën në arenat e gladiatorëve; Jezuitët në Amerikën e Veriut, dhe kështu me radhë.

Megjithatë, nëse Leonidha krijoi ​​atë që ne mund ta quajmë patriotizëm perëndimor në vitin 480 – domethënë, diçka për të cilin duhet luftuar – Perëndimi gjithashtu duhet të ketë diçka për të luftuar. Natyrisht, Perëndimi nuk e shpiku sakrificën, pavarësisht se sa mirë e kanë përqafuar atë qytetarët e Perëndimit në 2500 vitet e fundit.

Megjithatë, ai krijoi diçka unike në botë, diçka për të luftuar. Diku rreth vitit 510 P.E.S, 30 para vdekjes së Leonidhës, një numër mendimtarësh greke në atë që tani është bregu ekstrem perëndimor i Turqisë, donin të dinin se cila mund të ishte origjina e të gjitha gjërave. A mund të ishte ajri, uji, toka apo deti? Dhe, ata donin të dinin se pse gjithë jeta duket ciklike:jeta, mosha e mesme dhe vdekja; dhe pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Megjithatë, bota nuk mbaroi në fund të çdo cikli, ajo filloi sërish. Kjo u dëshmua universalisht e vërtetë. Duhet të theksohet se çdo qytetërim – nga lindja në perëndim – ka një formë etike, një mënyrë për t’i trajtuar ata në grup. Sidoqoftë, filozofia – dashuria për urtësinë dhe kërkimi i parimeve universale – u formua në Perëndim.

Etika më tregon si ta trajtoj fqinjin tim, por vetëm filozofia më lejon të kuptoj se personi përtej fqinjit tim, është ende një qënie njerëzore. Tek e fundit, çdo person është një e vërtetë universale, e mbështjellë në një manifestim të veçantë. Nga ato elemente parësore, që mund të jenë burimi i të gjitha qenieve, siç argumentuani filozofët e parë grekë, ajo që fitoi me kalimin e kohës ishte ajo që Herakliti e quajti Logos – që do të thotë frymëzim, fjalë, zjarr, mendim, imagjinatë.

Nuk është çudi që shumica e grekëve të katër Ungjijve të Krishterë, dhe të Shën Gjonit, e deklaron Jezu Krishtin si Logos, apo që Shën Pali besonte se Jezusi ishte burimi i të gjitha qenieve, duke i pajtuar të gjitha gjërat me anë të Kryqit.

Thënë ndryshe, larg nga të qenit racist dhe seksist, qytetërimi perëndimor ishte i pari që argumentoi konceptin universal të dinjitetit të njeriut, pavarësisht nga aksidentet e tij ose të saj

të lindjes. Ata që sot sulmojnë qytetërimin perëndimor, nuk e kanë idenë se vetë liria e tyre vjen nga ata “meshkuj të bardhë të vdekur”, që ata i urrenin.

Burimi: The American Conservative

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button