☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.98 ▼9.42%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,799 ▲ +3.61% ETH $2,160 ▲ +4.55% XRP $1.4354 ▲ +3.36% SOL $91.6000 ▲ +5.4%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Çfarë lejohet dhe nuk lejohet pas liberalizimit

Shumë qytetarë të Kosovës, janë në ethe të pritjes së marrjes së rekomandimit për datën se kur ata do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Por edhe lëvizja e lirë ka rregullat e veta.

Por cilat do të jenë rregullat mbi lëvizjen e lirë në vendete  zonës Schengen, pasi kosovarëve t’u liberalizohen vizat, vendim që ka mundësi të hyjë në fuqi në fund të muajit qershor.

Të pyetur nga lajmi.net, zyrtarë nga Ministria e Integrimeve Evropiane, kanë sqaruar se megjithatë edhe lëvizja e lirë ka rregullat që secili qytetar duhet t’i përmbahet.

Kështu, me liberalizim të vizave, mund të udhëtohet  pa vizë në shtetet e zonës Schengen, por nuk mund të qëndrohet më gjatë se  90 ditë ( çdo gjashtë muaj).

Me liberalizim, udhëtimin pa vizë mund ta bëjë çdo qytetar shtetas i Republikës së Kosovës,  që posedon pasaportë biometrike, raporton lajmi.net.

Por pas liberalizimit të vizave edhe qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë biometrike, por kanë vizë valide Schengen, mund ta shfrytëzojnë atë për aq kohë sa kanë validitet.

Kjo do të thotë se pas liberalizimit, të gjithë ata që kanë vizë Schengen valide,  nuk ka nevojë të vrapojnë  për të marrë pasaportë biometrike, raporton lajmi.net.

Por pas liberalizimit, për çdo vizitë që behët në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës  gjatë udhëtimit, duhet të kenë me vete dokumente që dëshmojnë  gjendjen e mjaftueshme financiare (dëshmi se kanë mjete të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në shtetin përkatës), vendin ku do të qëndroni, arsyet e vizitës dhe sigurim shëndetësor.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk mundëson  punësim apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.

Për të studiuar në një nga shtetet e Schengenit, atëherë duhet leje e qëndrimit në shtetit përkatës  që mundëson qëndrimin më të gjatë se 90 ditë, brenda gjashtë muajve, raporton lajmi.net.

Qytetarët kosovarë  do te jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit.

Policia kufitare e shtetit të zonës Schengen, ka të drejtë t’i mohojë hyrjen çdo qytetari në rast  të dyshimit se mund ta keqpërdorë  liberalizimin e vizave.

Në rast të shkeljes eventuale dhe abuzimit me liberalizim, pasojat për individ përfshijnë:

Shqiptim të gjobës me të holla, shënim zyrtar  në dosje, ndalim të hyrjes në zonën Schengen  në të ardhmen për pesë vjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.