☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.92 ▼0.41%
ARI 4,846 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,799 ▲ +0.97% ETH $2,359 ▲ +1.67% XRP $1.3915 ▲ +2.2% SOL $84.8900 ▲ +1.37%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,846 ▲0.46 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,846 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Protestat e opozitës, protesta inatesh”

Ditën kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendosi e vetme të thërras protestë, ajo ditë ishte edhe fundi i opozitës së bashkuar. Kjo së paku ishte njëra prej shumë arsyeve që të tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën t’i ndajnë rrugët.

Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë para protestës së 14 majit, AAK e Nisma të cilat tashmë edhe kanë lidhur një koalicion kanë filluar me mobilizimin.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se për Telegrafin se mobilizimi është i madh dhe po ashtu ka interesim të madh të qytetarëve.

“Mobilizimi është bukur i madh. Vërehet një interesim i qytetarëve për të qenë aktiv sepse ka një pakënaqësi të madhe”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se motoja e protestës është  “Për shtet me dinjitet”.

“Ne kemi problem me shpërfytyrimin e shtetit. Korrupsioni në rritje, krimi i organizuar më i organizuar se kurrë, fuqia e shtetit më e vogël se asnjëherë, pushteti jo popullor e jo demokratik, për më tepër edhe antikushtetues, e kështu deri në pakufi. Prandaj qytetari kërkon shtet me dinjitet. Kjo është moto e protestës’, ka thënë Nitaj.

Mirëpo, analistët nuk i shohin si frytdhënëse këto protesta. Ata thonë se këto protesta janë më shumë protesta të inatit.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se protestat e organizuar në këtë mënyrë nuk kanë efekt.

“Tashmë është humbur momentumi i rëndësishëm i rritjes së një mase kritike që ishte krijuar, andaj protesta të tilla më tepër shërbejnë për konfirmimin e fuqisë partiake, sesa kanë efekt kundër qeverisë”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se këto protesta janë më shumë protesta të inatit.

Ndërkaq, analisti Halil Matoshi ka thënë se prishja e bllokut opozitar VAN ka ndikuar shumë në uljen e motivimit tek masa për të protestuar.

“Mbetët të shihet se sa AAK dhe Nisma do të mund t’i mobilizojnë elektoratet e tyre për të protestuar. Në këtë situatë mendoj se protestat dhe kauzat duhet të rimendohen. Kosovës i duhet një front i përbashkët qytetar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kundër një elite politike zhvatëse dhe hajdute si dhe për sundim të ligjit”, ka thënë Matoshi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se në Kosovë raporti me drejtësinë është nebuloz.

“Shumica e partive politike janë kundër Gjykatës Speciale (fillimisht pati votuar kundër edhe PDK-ja) sepse këtu nuk ka sens për viktimat dhe askush nuk angazhohet për ta vendosur drejtësinë. Pra pa drejtësi nuk ka as liri dhe as demokraci e qeverisje të mirë”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe, nesër në orën 15:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të mbahet tubim me qytetarë për mobilizim të protestës së madhe siç po i referohen AAK-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.