☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.73 ▼0.61%
ARI 4,833 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,741 ▲ +0.78% ETH $2,354 ▲ +1.4% XRP $1.3872 ▲ +1.96% SOL $84.7400 ▲ +1.13%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.73 ▼0.61 % ARI 4,833 ▲0.19 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.73 ▼0.61 % ARI 4,833 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Reforma e ujit nis nga Prrenjasi, Haxhinasto: Synohet eleminimi i humbjeve në rrjet

Pas prezantimi të reformës së ujit, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ndoqi të hënën në terren, fillimin e menjëhershëm të punës për vënien në zbatim të reformës.

Haxhinasto u ndal në ujësjellësin e Qafë Thanës në bashkinë e Prrenjasit, ku ka filluar puna për prerjen e lidhjeve të paligjshme. Ministri Haxhinasto tha se një nga objektivat kryesore të reformës së ujit, është eliminimi i humbjeve në rrjetet e ujësjellësave, që shkon në 67 %.

“Menjëherë është bërë ndërhyrja në rrjet për të prerë lidhjet e paligjshme. Uji duhet të trajtohet si pasuri dhe duhet të kapitalizohet në të ardhura për ujësjellësin e Prrenjasit, në mënyrë që të krijohet mundësia për përmirësimin e   furnizimit me ujë për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie”, u shpreh ministri.

Sipas tij, një nga objektivat e kësaj reforme është eliminimi i humbjeve në rrjet. “Në ujësjellësin e Qafë Thanës priten lidhjet e paligjshme që merrnin 290 litra/sek ujë të papaguar nga 500 litra/sek që ka ujësjellësi, e që shkonin për lavazh makinash, në vend që të shkonin në rubinetat e qytetarëve”, shtoi Haxhinasto.

Në këtë inspektim Ministri Haxhinasto, ishte i shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira. Pas Prrenjasit aksioni kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihet edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit. Reforma e ujit synon kalimin e kompetencave të plota të menaxhimit të ujësjellësave te Bashkitë, por edhe aksione të shumta për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.